skenderbeg

geizhals

 

albaniaC1 USA AGRON SHABANI Harta 309
www.shqiperiaetnike.de
image_misc_scanderbeg
120
Agron Shabani

Agron Shabani.

PENGESAT DHE LAPIDARIA E NJË PROJEKTI MONUMENTAL..

 NJË IDE EMBLEMATIKE...

-Gjurmëve të Projektit Madhor me titull :E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike(Fragmente,shënime,analiza...)

E nderuar Ekselencë,

Në një shkrim të tij studiues dhe analitik,studiuesi,publicisti dhe historiani i talentuar shqiptar,zotëri Nue Oroshi,duke bërë fjalë mbi të drejtën e patjetërsueshme politike dhe historike të popullit dhe kombit tonë shqiptar për bashkim shtetëror ose kombëtar në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme.Suspektin dhe akceptin e përgjithshëm dhe substancial të konceptimit dhe formulimit të tij shkencor dhe patriotik në radhë të parë e ka mbështetur dhe kërkuar tek Evenimenti i njohur i Rënies spektakulare të ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe ribashkimit historik të Gjermanisë.Kjo donë të thotë se Teza e lartëpërmendur intelektuale dhe patriotike e zotit Oroshi , substancën dhe formulën e saj logjistike dhe konspirative,në radhë të parë e gjën dhe zbulon në Sintezën e njohur të bashkimit historik të popullit dhe kombit të madh gjerman.Dhe,mbase në dritën dhe retrospektivën e përgjithshme të ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme epokale dhe historike në planetën dhe kontinentin tonë pas përfundimit të ish "Luftës së Ftohët" dhe shkatërrimit të ish bllokut komunist,gjegjësisht, "Traktatit"të tmerrshëm të Varshavës.Duke i nënkuptuar këtu shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik dhe bankrotin ose kolapsin total të një sistemi dhe ideologjie të egër komuno-pansllaviste.E cila botën dhe civilizimin tonë njerëzor ose planetar,asokohe i kishte sjellur përballë një të të fikëti dhe infrakti të përgjithshëm.Gjegjësisht,buzë greminës dhe një ambisi të llahtarshëm.Sidomos kombin ose popullin tonë shqiptar në të "dyja anët e kufirit" të tij etnik dhe historik.Ku regjimët dhe ideologjia e egër komuno-pansllaviste atëbotë i kishin sjellur Netët me Shtriga dhe hijet e lugatëruara të mesjetës .Përkatësisht, llahtarin e njohur të plojës dhe mizorive të egra komuno-pansllaviste në të "dyja anët" e Vendit të Shqiponjave.Shih për këtë,studiuesi dhe historiani i lartëpërmendur shqiptar,Nue Oroshi,në kuadër të shkrimit të tij të mësipërm në fjalë: dukët se i ka ravijezuar,konturuar dhe konvencionalizuar për mrekulli "Etikën" dhe "Traktatin" e njohur politiko-teologjik të Baruch Spinozës së bashku me "Socio-fizikën" e August Kontit dhe një sërë parimësh dhe premisash të tjera psikologjike dhe sociofilosofike.Një fjalë e Urtë gjermane thotë:"Nëse me do për vëlla ose mik të vërtetë,me trego se kënd e ke armik."Se këndejmi, e kundërta e tezës,respektivisht,sintezës së lartëpërmendur të Nue Oroshit,janë pseudo-projektët,quazi-idetë dhe antitezat e njohura imperiale dhe ekspanzioniste mbi ngritjen dhe krijimin e murëve,kufijve,barrikadave dhe barierave të reja brëndapërbrënda kombëve ose popujve të ndryshëm me të vegjël.Në rastin konkret: rifabrikimët dhe inskenimët e njohura infantile dhe patologjike të "gjeografive të vogla" dhe "historive të mëdha" mbi teritorët dhe gjeografinë e përgjithshme etnike dhe historike të popullit të lashtë pellazgo-iliro-shqiptar.Gjë që shqiptarët kudo ku ndodhën,nuk do ta pranojnë kurrë më në jetë.Sidomos,murët,gërshërët dhe thikat e ndryshme ushtarake dhe gjeopolitike mbi trupin,shpirtin ose kurrizin e lënduar dhe plagosur të popullit dhe kombit tonë.Madje,as atëherë kur "instruktorët" ose "arkitektët" e njohur të "makroideve","megaprojektëve"dhe "minishtetëve" të ndryshme "multikulturore" ose "multietnike":popullit dhe lidershipit shqiptar në Kosovë,Shqipëri dhe gjetkë,për një "copë shtet" dhe një trohë pushtet si dikur...Vazhdojnë t`iu sugjerojnë dhe rekomandojnë "martesa" dhe "kurorëzime" të reja multinacionale,multikulturore ose kosmopolitike!Të cilat i davarisin dhe shpartallojnë luftërat,konfliktët dhe antagonizmat e shumëta në mes popujve dhe vendëve të ndryshme në nënqiellin e përgjakur ballkanik.Kosova dhe as shqiptarët nuk mund të bëhën përgjithmonë "popull" ose "rajon eksprimental",gjegjësisht,pjesë e projektëve dhe planimetrive të ndryshme artificiale dhe tepër hibride.Siç kishte ndodhur dikur me të të ashtuquajturin "kombin jugosllav" të Josip Broz Titos dhe nomenklaturës së atëhershme komuno-pansllaviste të Beogradit në Bosnje Hercegovinë dhe gjetkë.Ku pikërisht,në po atë Bosnje Hercegovinën e Titos dhe eksprimentëve të ndryshme artificiale ose hibride:Do të ndodhin luftërat ,masakrat dhe tragjeditë me të rënda gjate luftës së fundit atje.Kjo donë të thotë se projektët dhe planimetritë e ndryshme mbi ngritjen dhe krijimin e "jugo-serbo-sllavive" të reja mbi truallin ose teritorët e ndryshme etnike të shqiptarëve,kanë vdekur dhe përenduar njëherë e përgjithmonë.Ish Jugosllavia dhe "perandoritë" e ndryshme komuno-pansllaviste në Gadishullin Ilirik,kanë dhënë shpirt dhe janë varrosur njëherë e përgjithmonë së bashku me ish perandorinë e dikurshme ruso-sovjetike pra.

E dyta:Teza e lartëpërmendur e zotit Oroshi mbi të drejtën e patjetërsueshme etnike dhe historike të kombit dhe popullit tonë për bashkim shtetëror dhe kombëtar(E cila njëkohësisht është edhe teza,sinteza,formula dhe gramatika kryesore dhe substanciale e Të Djathtës Shqiptare dhe e çdo patrioti shqiptar mbi këtë tokë):me vet mesazhin dhe karakterin e saj në kohë dhe hapësirë, jep shpresë dhe një kurajo të fortë qytetare dhe politike mbi zgjidhjen fatlume dhe konstruktive të çështjës shqiptare në Ballkan dhe statusit final të Kosovës në këtë drejtim.Kjo mbase mund të shihët,prekët dhe vërtetohët shumëciperisht edhe në trajtimët,kumtesat dhe ligjerimët e shumëta të studiuesve,akademikëve,profesorëve,historianëve dhe intelektualëve të tjerë shqiptar nga të gjitha trevat tonat etnike dhe diaspora:Të cilët në kuadër të akademive dhe sesionëve të njohura shkencore dhe tashmë historike si ato në Hamburg,Shkodër,Klinë e gjetkë me temën bosht"E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike",i kanë dhënë shkëlqim dhe dinamikë të veçantë platformës së lartëpërmendur lapidare dhe emblematike.

E kundërta e saj janë kërkesat e njohura mbi revidimin dhe sanimin e padrejtësive dhe paradoksëve të shumëta politike dhe historike ndaj popullit ose kombit tonë shqiptar(...).Madje,duke filluar që nga "Kongresi i Berlinit"(l878),në Konferencën e Ambasadorëve të Londres me l9l3,"Traktin e Versajës" me l9l9 e kështu me radhë...Kur shqiptarët e Kosovës dhe visëve të tjera etnike dhe historike,ndonëse pa verdiktin(vullnetin) e tyre në formë "sanxhaqësh",vilajetësh dhe "banovinash" të ndryshme atëbotë iu qepën dhe bashkangjitën përdhunshëm ish mbretërisë së atëhershme serbo-kroato-sllovene që ishte ngritur dhe krijuar asokohe(me l9l8) mbi hirin,pluhurin dhe gërmadhat e përgjithshme të Perandorisë së njohur Austro-Hungareze(Lexo:Dinastia e Habburgëve).Përkatësisht,me "zjarrin e mbuluar" të Revolucionit të Tetorit në Rusi etj.Ndërkohë që ish Perandoria e lartëpërmendur Austro-hungareze së bashku me "trashegimtarën" ose epigonën e saj("Perandorinë e sllavëve të jugut",gjegjësisht,Jugosslavinë e dikurshme..)ishin shpërbërë dhe shkatërruar përfundimisht mu për shkak të strukturës dhe karakterit të tyre fraxhil dhe tepër heterogjen ose inkompatibil.Gjegjësisht,për shkak të "bërthamës" dhe "substancës" së tyre multietnike dhe multikulturore etj.

Kjo donë të thotë se Teza,respektivisht,Sinteza e lartëpërmendur e Nue Oroshit dhe Projektit Monumental me titull:E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqiperisë Etnike": në strukturën dhe substancën e saj,në forma dhe menyra të ndryshme eksterne,eksplicite,indiskrete ose dialektike,implikimët dhe eksplikacionët e përgjithshme logjistike dhe konspirtive në radhë të parë i mbështet dhe kërkon tek çështjet dhe aspektët e njohura etnike,historike,sociologjike,psikologjike,politike etj.Respektivisht,në kodin dhe substratin e njohur etnik dhe biologjik të popullit ose kombit tonë.Madje,në këtë kuader duke ua dhënë atyre mesazhin,konturat,vizionin dhe karakterin e qartë dhe tepër sublim në domenin e zhvillimëve të sotme politike dhe historike në Kosovë dhe me gjërë.Por,edhe në harkun e zhvillimëve të njohura epokale dhe historike të kombit ose popullit të lashtë shqiptar.Ndonëse,,sipas Hegelit:"Çdo epoke ose periudhe të caktuar politike dhe historike i përkasin ose takojnë ngjarjet,zhvillimët dhe figurat e veçanta dhe tepër specifike.Ngase,gjithnjë sipas Hegelit:çdo etapë ose periudhë e caktuar politike dhe historike, parasegjithash është një gjendje ose situatë aq e veçantë(individuale) dhe ekskluziviste,saqë vetëm në bazë të këtij fakti të pamohueshëm dhe tepër relevant mund të flasim,gjykojmë ose konkludojmë mbi ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme epokale dhe historike në kohë dhe hapësirë.

E treta:Platforma dhe Idea lapidare dhe monumentale për bashkimin e kombit dhe të të gjitha trojeve tona etnike dhe historike,nuk ka lindur sot.Por që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historike.Dhe,mbase që nga Mbreti i njohur ilir,Agroni në Durrahiumin Antik,respektivisht,në Durrësin e sotëm.Për t`u pasuar nga Mbretërit dhe perandorët tjerë iliro-shqiptar si Genci,Pirroja i Madh,Bardhyli dhe kështu me radhë.Ndërkaq,në Principatën e njohur(mesjetare)të Arbërit:si të thuash ishin vënë piketat dhe kornizat ose fundamentët e para të shtetit të përbashkët shqiptar.Ndërkohë që kryetrimi ynë legjendar,Gjergj Kastrioti-Skendërbeu,i cili ishte edhe Ipeshkv i Durrësit dhe Kardinal.Në Kuvendin e famshëm të Lezhës me 28 Nëntor të vitit të largët l444,së bashku me djelt dhe burrat me të mirë të kombit dhe atdheut,asokohe do t`iu ngrisin përmendore dhe një lapidar të përjetshëm qëllimëve dhe aspiratave të shenjëta historike dhe patriotike të iliro-shqiptarëve për bashkim kombëtar në të gjitha drejtimët.Shih për këtë:Projekti dhe Platforma e lartëpërmendur legjendare dhe kastriotike,do të bëhën ylli polar dhe fanari kryesor i metastazës dhe shtegtimëve të mundimshme (por,të pandalshme)të kombit dhe popullit tone-drejt qëllimit final.Bashkimit kombëtar dhe Bërjes së Shqipërisë së Vërtetë-Etnike dhe Kastriotike.Ndonëse,duke u bartur dhe transmetuar kështu si Një Amanet i Madh dhe Testament në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me l878 ,në Besëlidhjet e njohura të Shkodrës dhe Mirditës kushtrimtare dhe kryengritëse,në Kuvendët dhe Besëlidhjet e ndryshme të Junikut,Drenicës,Kaçanikut,Karadakut ose Dukagjinit.. dhe gjer në ditët tona.Por,në këtë kuadër pa i harruar kurrë Rolin dhe kontributët e shumëta lapidare dhe emblematike të Kishës katolike shqiptare së bashku me ato të klerikëve,misionarëve,patriotëve dhe atdhetarëve të shquar shqiptar në mbrojtje të substancës dhe karakterit të përgjithshëm monumental dhe historik të Projektit të lartëpërmendur mbi Shqipërinë Etnike.Dhe,kjo sidomos në kohëra dhe periudha të ndryshme ugurzeza dhe tepër dramatike për fatët e përgjithshme të kombit dhe atdheut.Ku mbi trupin e plagosur të kombit dhe atdheut tonë,gjegjësisht,mbi gjeografinë e përgjithshme etnike dhe historike të iliro-shqiptarëve,kishin zënë të qepëshin,stërqepëshin dhe vizatohëshin harta dhe "histori" të reja të armiqve dhe pushtuesve tanë.Në këtë drejtim Roli dhe kontributi i paharruar i klerikëve,misionarëve,shkrimtarëve,intelektualëve dhe atdhetarëve të shquar shqiptar si Luigj Gurakuqi,Pashko Vasë Shkodrani,Patër Ndre Mjeda,Avdyl Frashëri,Ymer Prizreni,At Gjergj Fishta,Luigj Bumçi,Pal Dodaj,Mihail Turtulli,Mit`hat Frashëri,Mehmet Konica,Gjon Markagjoni,Jak Serreqi,Gjergj Koleci,Zef Gjonali,Pjetër Gjura,Vinçenc Prenushi,Engjell Serreqi,Mufid Libohova,Lazër Mjeda dhe shumë të tjerëve në mbrojtjen dhe shpëtimin e Shqipërisë Etnike nga ndarjet,copëtimet dhe "kantonizimët" e ndryshme mbi baza fetare,krahinore ose regjionale :Kanë qenë të një peshe dhe rëndësie të veçantë antologjike dhe enciklopedike.

Në vargun e shumë syrësh: Këtu duhën përmendur dhe veçuar dy momente ose fragmente të rëndësishme të angazhimit dhe një kontributi madhor dhe kolosal të klerikëve,misionarëve dhe atdhetarëve të shquar shqiptar në mbrojtje të Shqiperisë Etnike dhe Kastriotike nga ndarjet dhe kantonizimët e ndryshme fetare,krahinore dhe të tjera.Cilat janë ato?

Siç na bën të ditur në Librin e tij monumenal me titull "Krishtenizmi ndër Shqiptarët",profesori,eruditi dhe patrioti i shquar shqiptar,prof.dr.Zef Mirdita:Më qëllim të mbrotjes dhe shpëtimit të Shqipërisë Etnike dhe Kastriotike nga ndarjet ose kantonizimet e mësipërme mbi baza të ndryshme fetare ose krahinore:Me lutjen dhe kërkesën e asokohshme të Mufid Libohovës dhe patriotëve të tjerë shqiptar.Me l2 dhjetor të vitit l9l9 nisët për në Selinë e Shenjtë në Vatikan një Delegacion shqiptar i kryesuar nga Imzot Luigj Bumçi i cili ishte edhe anëtar i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Këshillit kombëtar dhe patriotik të Kongresit të njohur të Lushnjës,respektivisht,"mbretë i pakurorëzuar" i Shqipërisë së vitëve l92O-2l.Ndonëse,në opozitë me mbtretin Zog dhe qeverinë e tij.Me ç`rast,fal takimit dhe angazhimit të lartëpërmenur të klerikëve,atdhetarëve dhe misionarëve të atëhershëm shqiptar në Vatikan:Korça dhe Gjirokastra së bashku me qendra dhe vendbanime të tjera në Jug të Shqiperisë,do t`i shpëtojnë shkëputjes dhe aneksimit të tyre nga ana e Greqisë.Ndonëse,pa e harruar këtu angazhimin dhe kontributin e pashoq të Selisë së Shenjtë në Vatikan dhe vet Atit të Shenjtë,Benediktit të Pesëmbëdhjetë(XV).Ashtu siç do t`i mbronin dikur me vonë( gjatë vitëve l92O-l921 etj.)Gjon Marka Gjoni së bashku me trimat dhe patriotët tjerë shqiptar Shkodrën,Mirditën dhe trevat tjera iliro-shqiptare në luftërat dhe kryengritjet e njohura të Mirditës kushtrimtare dhe kryengritëse dhe të tjera që kishin për qëllim mbrojtjen dhe shpëtimin e Shqiperisë Etnike nga pushtuesit dhe armiqtë e ndryshëm gjakatar në kohë dhe hapësirë.

Në anën tjetër ndërkaq,Dërgata e shquar shkodrane(Në përbërje:kapidan Gjon Marka Gjoni,Ndoc Pistulli,Mikel Koliqi,Gjergj Fishta,Mark Kakarriqi,Kolec Dedaj,Daut Gjylbegaj,Ndrekë Kaçulini,Omer Rushdiu,Ymer Kopliku,Kolë Bibë Mirakaj,Zef Boriçi,Zejnel Broja,Asllan Begteshi,Shaqir Omari,Taip Hilmiu dhe të tjerë)në vitin e paharruar l939 : do ta nënshkruajnë Memorandumin dhe Peticionin e famshëm historik dhe patriotik mbi njohjen e shtetit të përbashkët dhe të pavarur të shiptarëve nga faktori ndërkombëtar.Respektivisht,mbi njohjen dhe pavarësinë e plotë të Shqipërisë Etnike dhe kastriotike si shtet të përbashkët dhe të vetmin të shqiptarëve të një gjaku,të një gjuhe,të një race,të një trungu dhe flamuri.Një Memorandum i fuqishëm dhe emblematik ky i cili do të bëhët si të thuash Udhërrefyesi,Dekalogu dhe Testamenti kryesor i të gjithë trimave dhe patriotëve të vërtetë shqiptar në luftën dhe përpjekjet e tyre legjendare dhe titanike për Shqiperinë Etnike!Por edhe në luftëra dhe beteja të tjera për çlirim shtetëror dhe kombëtar.Siç ishte Lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë!Lavdi Burrave dhe Trimave të kombit dhe atdheut!Se këndejmi, trimat dhe patriotët e njohur shqiptar si kapidan Gjon Marka Gjoni,dr.Mark Gjon Marku,Kolë Bibë Mirakaj,Pashuk Bibë Mirakaj,Kolec Dedaj,Mikel Koliqi,Asllan Begteshi,Zef Boriçi dhe shumë të tjerë.Trima dhe burra të kombit dhe atdheut që i kanë dhënë gjithmonë Shkodra dhe Mirdita.Nën qiellin e flamurit dhe me dritën e qëllimëve dhe aspiratave të njohura historike dhe patriotike për bërjen e Shqipërisë Etnike:edhe zeusëve të ndryshëm ose perëndive,iu muarrën gjak mbi vetulla.Për Shqipëri,për Kosovë dhe Shqiptari!Duke mos i ndalur kurrë luftën dhe përpjekjet e tyre Atdhetare dhe Gjergjkastriotike për Një Shqipëri të Bashkuar dhe Etnike.Ndaj,të shikuara dhe profilizuara në dritën dhe retrospektivën e përgjithshme të ngjarjeve,figurave dhe zhvillimëve të shumëta historike dhe patriotike të kombit ose popullit të lashtë shqiptar:Shkodra dhe Mirdita(Pa i harruar këtu edhe Krujën,Lezhën,Dukagjinin dhe viset e tjera shqiptare..)gjatë lashtësive të ndryshme të shekujve dhe historisë,do ta bartin mbi vete rolin dhe peshën e madhe historike dhe antologjike të Mbretërive ,Principatave dhe Dinastive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve.Respektivisht,të Mbretërisë së njohur të Frankëve dhe Langobardëve në Gjermaninë e dikurshme mesjetare.Shih për këtë:feja kristiane,respektivisht,roli dhe kontributi lapidar dhe emblematik i famulltarëve dhe misionarëve të shumtë shqiptar të besimit kristian -në ruajtjen,mbrojtjen dhe kultivimin e vazhdueshëm të vlerave të njohura shpirtërore,fetare,kulturore dhe historike të iliro-shqiptarëve në këtë kuadër-bëhën të posaçëm dhe enciklopedik.Ndonëse,pa e harruar këtu Kryetrimin tonë legjendar,Gjergj Kastriot-Skendërbeun,i cili ashtu sikurse kryetrimi legjendar i Frankëve dhe Langobardëve,Karli i Madh që i kishte mbrojtur dhe çliruar dikur Evropën dhe Gjermaninë nga avarët,arabët dhe të tjerët.Vendin e Bijve të Shqipës dhe kontinentin plak,në kohën e tij i kishte mbrojtur dhe çliruar nga turqit osmanlinjë dhe vasalët e tyre.Ndaj,mu për këtë,sipas pikëpamjeve dhe vlerësimëve të përgjithshme shkencore,historike dhe meta-filosofike:Shqiptarët e besimit të krishterë ose katolik, u përndoçën,përsekutuan dhe martirizuan mëse tepërmi nga regjimët dhe perandoritë e ndryshme turke dhe komuno-pansllaviste,sepse i ruajtjen dhe i bartën mbi vete lashtësinë dhe kontinuitetin e pathyeshëm autokton dhe historik të shpirtit dhe kulturës së lashtë iliro-shqiptare.Dhe,mbase të një historie dhe kulture të lashtë oksidentale ose perëndimore të iliro-shqiptarëve.E cila ishte edhe historia,kultura,besimi dhe ideali kryesor i Florit dhe Laurit,Shën Jeronimit dhe Albanit,e Niketë Dardanit,Pal Engjëllit,Gjergj Kastriotit-Skendërbeut,e Gjon Buzukut,Pjetër Bogdanit,e Shtjefën Gjeçovit,Gjergj Fishtës,Martin Camajt dhe shumë e shumë të tjerëve.Pra,vet fakti i lashtëshisë,ekzistencës,rezistencës dhe kontinuitetit të pathyeshëm të shqiptarëve të besimit të krishterë ose katolik:Janë udhërrefyesi,formula,gramatika dhe argumenti kryesor mbi traditat,kulturën dhe atutoktoninë e lashtë iliro-shqiptare në Ballkanë dhe me largë.E cila rrënjët dhe zanafillën e vet i ka në Ilirinë dhe Dardaninë e Lashtë-Antike.Ndonëse,pa i mohuar ose harruar këtu edhe shqiptarët e besimit musliman.Ku sipas pikëpamjeve dhe botëkuptimëve të njohura shkencore,historike dhe metafilosofike të historianëve dhe studiuesve të shumtë:Shqiptarët e besimit musliman janë një ndër faktorët kryesor që kanë bërë të mundur ruajtjen dhe kultivimin e vazhdueshëm të ndërgjegjës dhe vetëdijes së përgjithshme kombëtare dhe patriotike të shqiptarëve të ngelur jashta kufijve të Shtetit Ëmë-Sqipërisë.Pa ta nuk do t`i kishim sot me tepër se 3 milion shqiptar në Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi,Kosovë Lindore dhe gjetkë.E kundërta e saj është rasti i shqiptarëve të Çaqmerisë.Ku me t`u zhdukur dhe larguar që andej shqiptarët e besimit musliman,si të thuash është zhdukur ose ka pushuar se ekzistuari elementi i njohur iliro-shqiptar në Çamëri.Shih për këtë,e kaluara dhe e sotmja e popullit dhe kombit tonë,do të bëhën të qarta,të kuptimëta dhe të qëndrueshme vetëm atëherë kur t`i marrin ,pranojnë,eksplorojnë,unifikojnë,konvencionalizojnë dhe realizojnë pikë për pikë Amanetin dhe Idealët e kahmotshme të Burrave të Mëdhënjë të kombit-për Shqipërinë Etnike.Në të cilën do të kenë vend dhe do t`i gjejnë bukën,kripen dhe mikëpritjen e njohur të shqiptarëve edhe të tjerët.Dhe,mbase të gjitha ata që me sytë e mendjes,të zemrës dhe të shpirtit,e shohin,e shikojnë dhe pranojnë Atdheun e përbashkët të Shqiponjave dhe Imzot Gjergj Kastriotit.Shqipërinë Etnike.Ndërsa,armiqtë e kombit dhe atdheut tonë,si zakonisht,do të hasin në zjarrë pushke dhe flakë baroti të trimave dhe patriotëve sypatrembur iliro-shqiptar.Për fund,me lejoni të shkëpus një fragment të rendësishëm dhe tepër domethënës nga analët e ndryshme të historisë dhe enciklopedisë gjermane i cili në një masë tepër të madhe sikur korrespondon me qëllimët dhe aspiratat e lartëpërmendura historike dhe patriotike të popullit dhe kombit tonë për bashkim shtetëror dhe kombëtar.Dhe,mbase fragmentin e njohur mbi ish Kancelarin e njohur të Gjermanisë,dr.Helmut Kohl i cili tek po shetiste dhe bisedonte dikur me ish liderin e shtetit dhe partisë sovjetike,Mihail Sergejeviç Gorbaçov rrënzë brigjeve të bukura të Lumit të Rinit në Bonn,krejt papritur i kishte thënë asokohe Gorbaçovit me këto fjalë:"Zoti sekretar i përgjithshëm!E shifni ju lutem këtë lum...Ky lum do të derdhët dhe përfundojë në det.Për me tepër ndërkaq,në qoftë se për momentin ia ndërpresim ose ndryshojmë rrjedhat ose valë e tij...Ky lum do të vërshojë de do të dal nga shtrati.Por,prap do të derdhët dhe përfundojë në det.Ashtu është edhe me fatin e Ribashkimit të Gjermanisë...Ai patjetër do të ndodhë një ditë zoti sekretar i përgjithshëm!"I kishte thënë kështu pra atëbotë dr.Helmut Kohl -Gorbaçovit.Kjo donë të thotë se ashtu sikurse edhe lumenjtë e bukur të Fanit,Drinit,Ibrit, Lumbardhit,Lanës,Lepencit ose Erenikut që derdhën në det dhe i bashkojnë tokat dhe trevat e ndryshme iliro-shqiptare.Si damarët e një zemre,të një gjaku dhe një trupi.Edhe Shqipëria Etnike dhe Kastriotike do të bëhët dhe do të ndodhë një ditë.Rroftë Shqipëria Etnike dhe GjergjKastriotike!Ju falemnderit!

Kthehu tek faqja Kryesore1

Copyright © 2006 nue_oroshi@yahoo.de

[FAQJA KRYESORE] [E DJATHTA SHQIPTARE] [KUMTESA] [AKTIVITETE] [LIBRAT E BOTUARË] [MATERIALE] [SESIONET] [OPINIONE] [RECENZIONE] [KULTUR] [PORTRETE] [STAFI DREJTUES] [ALBUMI FOTOGRAFIKË] [LIBRI VIZITORVE] [KONTAKT]