skenderbeg

geizhals

 

albaniaC1 USA Dr SYLË TAHIRSYLAJ Harta 309
www.shqiperiaetnike.de
image_misc_scanderbeg
120
tahir syla

Dr. Sylë Tahirsylaj

VEPRIMTARIA ATDHETARE E VËLLAZËRISË TAHIRSYLAJ

Fillimi i shekullit XX e gjeti popullin shqiptar në një terror të egër të pushtimit otoman, ku zotëronte politika mohuese e të drejtave kombëtare shqiptare, pastaj shtypja ekonomike si dhe ndikimi në rritje i shteteve tjera mbi këtë popull.Megjithatë, këto qenë vite të zjarrta ku lëvizja kombëtare mori një hov të paparë. Në këto vite zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike edhe vëllezëria Tahirsylaj, të ushqyer me ndjenjen e atdhetarizmit, nga prindërit Tahir Syla, Shaban Syla, Elez Syla, dhe Metë Syla e të epur për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqipatr, e atdhuet dhe për çështjen kombëtare.
Në lëvizjet e mëdha kombëtare si, Kuvendi të Verrat e LLukës,ku vëllezërit Tahirsylaj dhe kulla e tyre, ishte vedntakim i të gjithë kuvendarëve, si: Isa Boletini, Ramë Binaku, Bali Aga i Gashit, Shaban Binaku, Idriz Beka, Idriz Mehmeti, përfaqësuesit e Plavës dhe Gusisë, e Tahir Syla ishte pjesëmarrës i vendimeve të marra në këtë kuvend. Shaban Syla ishte luftëtar(komitë) kundër Turqisë.

Pas përfundimit të këtij tubimi, forcat e ushtrisë turke, nën udhëheqjen e gjeneralit Shemsi Pashës, dhe batalionit të Xhafer Tajarit, e bombardoi kullën e Tyhirsylajve më 12 gjyle topi nga verrat e Llukës, dhe bombardimi u bë në hyrje të kullës, ku 12 gjylet e goditura në cepin e pjesës jugore lanë vetëm gjurmët e tyre, që edhe sot dallohen në hyrje të kullës dhe nuk pati sukses që ta rrënojnë. Spiunimi i bërë nga ithtarët e pushtetit turk iu dhanë turqëve sqarime se, bombardimi do të kishte sukses nëse kulla gjuhet nga ana veriore, kah bagja, dhe nga vorret e fshatit Isniq fillon bombardimi i dytë, dhe dy kate të kullës digjen dhe rrënohen.
Shaban Syla i ka paguar qeverisë turke gjobën preji 105 lirash, me pretekst se, kulla është mbaruar e fortë, për t'i bërë rezistencë forcave të pushtetit turk.Kulla e Tahirsylajve ka qenë bazë e mirë për zhvillimin e aktiviteteve me interes kombëtar, sepse ka pamje të mirë optike, dhe në katër anët e drejtimit të njeriut, ka mundësi që çdo lëvizje nga drejtimi i Llukës, Deçanit, Lumbardhit, Prapaqanit mund të evidentohen dhe të saktësohen, nëpër kohën dhe momentin e duhur. Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ramë Binaku i Dashinocit e shumë luftëtarë të tjerë, kanë qëndruar në atë kullë, por qëndrim më të madh ka bërë Isa Boletini, se ishte kushërinjë me fisin Shalë të Isniqit.
Kisha ortodokse e Deçanit luante rolin e vetë destruktiv, ku shkaktoj një vëllavrasje në mes të fshatarve të Isniqit dhe fshatarve të Deçanit, ku për një kanal uji për ujitje, ku qëllimi i kishës ortodokse ishte që shqiptarët të vriten dhe të bien në gjaqe, dhe pastaj të shpërngulen në tokat e Turqisë.

Për këso ngatërresash u vranë 35 veta, vetëm nga fisi i Gashit, me pajtimin e gjaqeve Shaban Syla ka qenë dorëzan për 35 gjaqe të fisit gashi. Pasë dy viteve kulla u ngrit edhe njëherë dhe u mjeshtrua nga Ramë Shabani dhe Zymer Tahiri, dhe Gjatë dekadave përseri e luajti rolin e asaj të parës.
Tashmë edhe historikisht janë të njohura luftërat e popullit shqiptar për pavarësi nën sundimin e Serbisë dhe Malit të Zi edhe gjatë luftës së Dytë Botërore.
Pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, Visitor,Tutinë,Rozhajë, Sjenicë ishin bijtë e Tahirsylajve, si Selim Shabani, Ramë Shabani, Sadik Rama, Isuf Shabani, ku në momentin e thirrjes nga paria e Plavës, pikërisht nga Hasan Ferri që është përshkruar nga rapsodi popullor në këtë mënyrë :“Të parët e Plavës në kamë janë que, në mes veti kanë kuvendue/a e kemi sosë vllazën me luftue ose Plavën dojna me lshue/Tanë në një fjalë janë besatue, domë me vdekë domë me luftue/Për gjallë Plavën nuk dojmë me lëshue, Dukagjinin dojmë me lajmërue/Kanë marrë letrën e kanë shkru, Dukagjinit ja kanë que/Dukagjin kuj po i vjen maspari, se n’Junik Ali Bajraktarit/Dem alisë prej Pozharit, se n’Isniq Selim Shabanit.

Selim Shabani ishte prijës dhe luftëtar i dalluar i vullnetarëve nën bajrakun e Isniqit, edhe për fshatrat si Strellci, Duboviku, Prapaqani, Broliqi.
Nga familja Tahirsylaj në vijën e frontit kanë qenë së bashku dy mashku.
Selim Shabani deri në përfundim të luftës ka qëndruar stoik në vijën e Morinës, Qakorrit, Visitorit, Azhanicës, Smilovicës, meçrast hordhitë çetnike dhe forcat partizane sllave nuk kanë mundur me depërtue.
Lëvizja kaçake e ka pasur bazën në kullën dhe pasurinë e Tahirsylajve, si në Isniq dhe bjeshkë. Çeta e kaqakëve të Bekë Ademit, është strehuar në bjeshkët e Tahirsylajve, dhe plagët e marra në konfrontim me hordhitë e gjandarrmarisë serbe, të udhëhequar nga Sav Batarja, meçrast në grykën e Deçanit Beka plagoset rëndë dhe atë e shëron Ramë Shaban Tahirsylaj në tëbanin e tyre në bjeshkën Shpatullat e mbiliqenit.Strehim në këto tëbane kanë gjetë edhe luftëtarët e Rugovës, Plavës, Gucisë, Metehut dhe Hotit.

Brigada e IV malazeze duke kaluar nëper bjeshkët e Isniqit vrau 8 barinjë, të cilët ishin kryesisht të moshës së re duke i ruajtur dhitë të Kulla e Qelisë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Halil Qelë Tahirsylaj. Vrasjet i kishte bërë një malazeze nga Kollashini.Halili si duket ka mbetë i gjallë por ajo ia ka lëshue një guri mbi te, dhe kur Sadik Ramë Tahirsylaj dhe Qelë Shaban Tahirsylaj shkojnë me e marrë kufomën, atë e gjejnë nën një guri të madhë, i cili kishte vdekur. Sadiku aty betohet se do të hakmerret dhe amanetin e premtuar e realizon. Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, populli i Kosovës mbetët nën sundimin e Serbisë dhe pas dredhive që ishin bërë, forcatë progresive atdhetare, siç ishte Besa Kombëtare, NDSH-ja në këtë organizatë nga vëllazëria Tahirsylaj ka qenë Sadik Ramë Tahirsylaj ,i cili ka pasë lidhje direkte me profesor Ymer Berishën, Gjon Sereçin, Haki Tahën e që ishte mësues në Deçan, Demë Ali Pozharin, dhe ishte mbartës i informacioneve në pika të caktuara në Rrafsh të Dukagjinit, si në Pozhar, Junik, Voksh, Pobërgjë, Strellc, Logjë e Raushiq etj.  
Shique historikisht, çdo lëvizje bazën e zhvillimit të aktivitetit politik dhe ushtarak, e ka pasë tek familjet e verifikuara gjatë shekujve.Sadik Ramë Tahirsylaj aktivitetin e vetë e ka shtrirë në shumicën e qelulave të NDSH. Organizata e NDSH në pasurinë e vëllezërve Tahirsylaj, i ka pasur dyertë përherë të hapura, se pasuria ka qenë mjaft e madhe, mbi 20 hektarë tokë pune në Isniq, dhe 4 hektarë tokë pune në Lluga të Isniqit, në Istog 100 hektarë pyje dhe kullosa, 3 sharra në grykën e Deçanit dhe në Përronin e Pajave.

Veprimtaria e vëllezërve Tahirsylaj

Selim Shaban Tahirsylaj
U lind në vitin 1884 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1945. Ishte komandant i vullnetarëve të komunës së Strellcit, e cila përfshinte disa fshatra bashkë me bajraktarinë e Strellcit, e prijës të tjerë të dalluar në luftëra në mbrojtjen e Plavës, Gusisë, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit.Ka mbajtë lidhje të mira për interes kombëtar edhe me trimat e rrafshit të Kosovës, Shalës së Bajgorës, Moravës dhe Karadakut. Ka qenë dashamirë i madh i arsimit të popullit shqiptar, ku ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e shkollës fillore në fhsatin Strellc të Epërm, . Anëtarve të familjes iu ka sugjeruar gjithnjë se, pa shkollë nuk ka ardhmëri. Në vitin 1936, në gjimnazin e Pejës e regjistron djalin Isa Selim Tahirsylaj, i cili në vitin 1940 e përfundon gjimnazin dhe regjistrohet në studime në fakultetin e mjeksisë në Romë të Italisë. Pas përfundimit të studimeve për shkak të familjes që nuk e kishte përqafue komunizmin dhe një pjesë e mirë të anëtarve të familjes ishin të burgosur dhe të përjashtuar nga fronti popullor. Atij nuk iu ka dhënë e drejta që të kthehet në atdhe. Emigron në Australi, ku edhe merr gradën Doktorr i Shkencave të mjeksisë dhe jeton në moshën e shtyrë mbi 90 vjeçare.

Selim Shabani kishte lidhje të mirë me Adem Boletinin, Ukshin Kovaqicen, familjen e Ahmet Selacit, Tafil Boletinin, Rrustem Rizën e Pobërgjës, i cili ju prini forcave vullnetare për tju bër rezistencë forcave të brigadave të Shqipërisë, që vinin nga Batusha, Juniku dhe kështu në Sllup zhvillohet një luftë në mes vullnetarëve që ishin nga Peja, Loxha, Raushiqi, Strellci, Isniqi, Deçani, Carrabregu, Drenoci dhe Vokshi. Pas një ditë lufte Shaban Riza me disa shokë në Sllup afer një gështënje të mbetur ku për tri ditë familjesë së tyrë nuk iu lejohet që ti marrinë viktimat.

Ramë Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1894 në fshatin Isniq dhe vdiç me 1969 Ka qenë mjek popullor, ku ka sheruar thyerjet e gjymtyrëve, saragjatë, të brejturit në lëkurë, e një sëri sëmundjesh tjera simbas bimëve mjekuese vendore.
Ishte luftëtar për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, së bashku me Miftar Zeqën e Rexhahmetajve dhe Metë Kadriun e Januzajve. Një prapësim të fuqishëm të forcave malazeze të cilat i ka udhëhequr famëkeqi Vuksan Gojkoviqi, i cili në vitin 1921 në bjeshkët e Isniqit i vrau 36 barinjë, dhe plaçkiti mbi 1.000 krerë bagëti. Në këtë masakër është vrarë edhe një anëtar i vëllazërisë Tahirsylaj, Adem Elez Tahirsylaj. Ka shëruar dhe strehuar të plagosurit në lufta për mbrojtjen e tokave shqiptare si në Plavë, Rozhajë, Junik, Batushë si dhe shumë kaçakë si Bekë Ademin së bashku me luftëtarët e tij të plagosur në grykën e Deçanit, te shtegu i Qelisë, të cilët i ka strehuar dhe shëruar në të- banët e Tahirsylajve, në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit etj..

Qelë Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1897 në fshatin Isniq dhe vdiq ne vitin 1975. Ka ndihmuar organizatën e NDSH.së, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në sigurimin e ushqimit, veshmathjes dhe përcjelljen e informacioneve në vendstrehimin ku ishte grupi i Demë Ali Pozharit, qoftë në Belle tek Hazir Laha ose në bjeshkën e Tahirsylajve ku ai qëndroi një vit e gjysmë, dhe shtypin atyre që ishin të strehuar në afërsi të shkëmbinjëve, në grykën e pajave ia komentonte Isë Laha (Shala) i vëllai i Hazir Lahës i prezentuar si djali i Muharrem Bajraktarit të Lumës. Në vitin 1947 është burgosur nga OZNA dhe në gjyqin e Qarkut të Pejës, sipas vendimit KZ.Nr. 47/47 është denuar me pushkatim. Pas ankesës, burgu nga vdekja i zëvendësohet me atë të përjetshëm dhe më në fund me 20 vite, ku prej tyre i mbajti 12 në burgun e Pejës, Mitrovicës së Sremit dhe Nishit.

Isuf Shaban Tahirsylaj 

U lind ne vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1959. Ishte luftëtar i mbrojtjes së Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit. Është plagosur në luftën e Novi Pazarit nga forcat çetnike.

Pas burgosjes se Ramës dhe Qelës, Isufi ishte i zoti i shtëpisë dhe të gjitha mundimet dhe vuajtjet që i ndërmori partia komuniste dhe qeveritarët e asaj kohe i përballoj dhe ka qenë i pathyeshëm. Ka qenë dashamirë i arsimit, dhe vajza e tij është dërguar në shkollë të mesme normale në Prishtinë, e ajo ishte Sofe Tahirsylaj, mësuese tani në pension.

Sadik Ramë Tahirsylaj

U lind në vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 2003. Ishte luftëtar në mbrojtje të Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës, dhe Novi Pazarit. Ishte anëtar i NDSH ku mbante lidhje me profesor Ymer Berishen, Haki Tahën, Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Avdi Smailin e Hasangjekajve të Martinajve. Ka mbajtur lidhje të drejtpërdrejta me Ndue Përlleshin ,Gjon Sereçin dhe shumë të tjerë.
Talimet(stervetjet) me Demë Ali Pozharin dhe bashkluftëtarët e tij i ka mbajtur në vende të sigurta, ku është ruajtur konspiracioni, si në Isniq në familjen e Tahirsylajve, në Strellcë në shtëpinë e Bajram Qerimit, në shtëpinë e Rexhë Bardhoshit të Povatajve, në Pobërgjë në shtëpinë e Rrustem Rizës, në Irzniq në shtëpinë e Haxhisalve etj.

Ështe qytetari i parë në Kosovë kur është burgosë në dhjetor të vitit 1955 në aksionin e marrjes së armëve, më vonë, pas tri ditëve është burgosë Zeqë Haklja nga Isniqi dhe Mehmet Hajdari i Qekajve të Irzniqit. Ky është grupi i parë që Serbia e ka bërë sondazhin për aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Gjatë hetuesisë ka mbajtë 25 kilogramë pranga të hekurit në këmbë dhe nga gjykata e Qarkut të Pejës,v. numër K.Br 40/56 triherë është dënuar për vdekje, për vepër penale për vrasjen e malazezëve në bjeshkët e Irzniqit dhe atyre të Vitomericës. Denimi i dytë iu ka shqiptue për shkaktimin e frikës së popullatës serbo-malazeze që ata mos ta ndien veten të sigurtë dhe të shpërngulën. Pas ankesave në gjyqin suprem të Serbisë denimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e pastaj 20 vjet ku prej tyre i mbanë 15 në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit dhe Nishit.Sipas dosjes së denimit nga Gjykata e Qarkut, shihet se hetues ka qenë i biri i të vrarit me emrin Bojoviqi, çka është në kundërshtim me të gjitha normat ligjore.

Kadri Selim Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1918 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1967. Ka qenë anëtar i NDSH.ës ku detyrat e marra nga qarqet partiake i ka krye me besnikëri dhe në kohë të caktuar. Ka patur lidhje të mira për, interesin kombëtar, me Demë Ali Pozharin, të cilin e ka mbajtë në vitin 1946/47 në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit, në strehimorën të cilën e ka ndërtuar në shkëmbinjët në grykën e Pajave. Meqë Dema me bashkluftëtarët e tij në ato vite e kishte shumë të kufizuar qarkullimin, në Belle te Hazir Laha forcatë komuniste dhe OZNA i kishin ra në gjurmë, kështuqë ky ishte vend shumë i sigurtë sepse ky ishte largë rrugëve kryesore të asaj bjeshke. Demë Ali Pozhari me vete e ka pasë Mehmet Agën e Rashkocit, Sadri Qakën e Kryshecit, Avdi Smajlin e Hasangjekajve të Martinajve, djalin e madh të Demës, Miftarinë i cili njëherit ishte dhëndërr i familjës së Tahirsylajve.

Pas vrasjes në tradhëti të Miftarir, Dema me vete e ka mbajtë edhe gruen e tij të dytë, Sabrije Balaj- Pozhari. Në vitin 1947 burgoset dhe hetimet i ka bërë Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Nga Gjykata e Qarkut të Pejës; KBR.41/47 denohet tri herë për pushkatim, për vepër penale kundër shtetit që ka e mbajtë Demë Ali Pozharin, dhe ka ndihmuar NDSH. Pas ankesave dënimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e më pas në 20 vjetë burg të rëndë nga i cili i mbanë 15, si në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit, dhe Nishit.Gjatë burgosjes dhe hetuesisë së vëllezërve Tahirsylaj, Ramës, Qelës, Kadrisë, fjalën kryesore e kishte satrapi dhe gjakpirsësi i shqiptarëve, nga ana e OZNËS Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Hetuesinë, marrjen e deklaratave, demolimet e kontrollimet i ka bërë Ali Ukshini me një sjellje shtazarake, ku kontrollin e kullës dhe pjesëve të tjera të shtëpive e ka bërë edhe gjatë natës, duke menduar se do ta gjejnë vendstrehimin e Demë Ali Pozharit, meqë ai kishte lidhje familjare me familjen e Tahirsylajve.

Mendimi i vllazërisë Tahirsylaj për komunizmin ishte i prerë, se ky sistem nuk do të jetë afatgjatë, dhe nëse populli nuk e përqafon ai do të përfundoj kur të shkojnë udhëheqësit e tij të tashëm, se ata janë gjakpirës, janë tradhëtarë, janë rrenacakë, hajna, të pa fe dhe të pa besë dhe janë të pamoralshëm. Komunistët tjetër gjë mendojnë e tjetër gjë flasin, e krejtë tjetër gjë punojnë. Këta nuk janë hiq komunsit dhe aspak njerëz. Vëllazëria Tahirsylaj me ardhjen e shtetit okupues serbo-malazez në Kosovë, ishin shumë të këqia por më të rëndat ishin ato që vinin nga shqiptarët. Pas burgosjeve të lartpërmendura, familjen Tahirsylaj e përjashtojnë dhe i bëhet një leqitje e plotë nga bashkëfshatarët, se këta janë kundërshatrë të përbetuar të shtetit dhe bashkim -vllazërimit. Në ato vite fillon edhe kolektivizimi, ku pjesa e mbetur e vëllazërisë Tahirsylaj nuk pranon asesi në asnjë mënyrë që pasurinë e fituar me gjak dhe djersë ta shfrytëzojnë rrugaqët e të pamoralshmit, hajnatetj. dhe nuk pranuanë që të hyjnë në kolektiv. Vëllazëria Tahirsylaj është e vetmja familje në komunën e Deçanit që nuk ka hyrë në kolektiv, kontaktët me njerëzit tjerë kanë qenë të ndaluara.
Në afërsi të dyerve të oborrit ka qenë e vendosur posta policore e kontrollit se, kush po hyn dhe po delë nga kjo familje. 

Një pjesë e tokës prej 2 hektarësh te Manastiri i Deçanit iu është marrë dhe iu është dhënë me tapi disa familjeve të cilat kanë qenë dorë e zgjatur e pushtetit. Toka është punuar nga anëtarët e familjes Tahirsylaj dhe nipat e tyre të cilët kanë pasë probleme me pushtuesit okupues, të cilët thonin se kjo familje është duke e ndimuar kundër- rrevulucionin shqiptar.
Kjo gjendje e rëndë vazhdon deri në vitin 1964 kur mbahet mbledhja e Brioneve, dhe delë në pah për ata që nuk e kanë ditë deformimet e organeve të sigurimit. Përkundër vuajtjeve që kanë përjetuar vëllazëria Tahirsylaj, ishin dashamirë të arsimit të bijëve të tyre dhe më gjerë.

Në vitin 1941 kjo familje kishte studentë në Romë, në fakultetinë e Mjeksisë, ai ishte Isa Selim Shaban Tahirsylaj, i cili i përfundoj studimet dhe nuk iu lejua që të kthehet në atdhe për shkak të veprimtarisë atdhetare të vëllazërisë Tahirsylaj, dhe ky emigroj në Sidnei të Australisë, ku merrë gradën shkencore doktorr i shkencave të mjeksisë, dhe ende jeton atje në penzion në moshën 91 vjeçare. Nga kjo vëllazëri prej vititë1948 e këndej janë shkolluar mesuës, arsimtarë, ingjinjerë, economistë, profesorë, dhe profile të ndryshme arsimore.
Edhe në luftën e UÇK-ës bijtë e vëllazërisë Tahirsylaj janë ata të cilët ia kthyen pushkën Serbisë, dhe pushka e parë frontale në vitin 1998 ku në orën 3 e 35 të mengjesit fillon pushka me forcat e policisë serbe, ku ishin mbi 120 policë, dhe Naser, Arben, Arif, Shaqë, dhe Dervish Tahirsylaj ku lufta zgjati mbi 4 orë. Në çdo lagje të familjes Tahirsylaj ka pasë nga 5 policë të dyertë e oborrit në mënyrë që nuk ka pasur kurrfarë mundësie që tju dalin tjerët në ndihmë. Pas sosjes së municionit prej 2000 fishekësh të armëve të ndryshme, ata u detyruanë që të dorëzohen. Me këtë rast u arrestuan 17 anëtarë të vëllazërisë Tahirsylaj, dënim për këtë vepër morën Naser dhe Arbën Tahirsylaji, të cilët u dënuan me nga 7 vjet burgim, kur bombardimi i gjeti në burgun e Dubravës Naseri qe rëndë i plagosur. Burgun e vazhduan në Mitrovicë të Sremit dhe me lirimin e grupit të fundit ata u kthyen në vendlindje. Ky ka qenë skenar i parë i okupatorit për kryerjen e masakrave në familjet e mëdha, që më vonë ky skenar u realizue në familjen e Jasharajve në Prekazin heroik.

Për zërin e atdheut nga kjo familje në formacionet e Ramush Hajredinit u rreshtuan dhe luftuan Ilir,Artan e Dervish Tahirsylaj ndersa në forcate e FARK-ut në Koshare Qazim Tahirsylaj. Poashtu edhe në luftën e Tanushës marrin pjesë 50 luftëtarë nga Isniqi e Deçani. Udhëheqës i tyre në luftë ishte Ilir Tahirsylaj me nofkën komandant Deçani. Këta luftuan në Tanushë, Kondovë, në Sllupqan, Kumanovë. Komandant Iliri kthehet në Isniq ku e kryen nje obligim ndaj atdheut.Kështu edhe vëllazëria e Tahirsylajve i ka krye obligimet ndaj atdheut nëpër periudha të ndryshme historike.
Dhe dhashtë zoti që e gjithë kjo sakrificë kombëtare e të gjitha familjeve shqiptare të paguhet me bashkimin e tokave shqiptare.

Kthehu tek faqja Kryesore1

Copyright © 2006 nue_oroshi@yahoo.de

[FAQJA KRYESORE] [E DJATHTA SHQIPTARE] [KUMTESA] [AKTIVITETE] [LIBRAT E BOTUARË] [MATERIALE] [SESIONET] [OPINIONE] [RECENZIONE] [KULTUR] [PORTRETE] [STAFI DREJTUES] [ALBUMI FOTOGRAFIKË] [LIBRI VIZITORVE] [KONTAKT]