skenderbeg

geizhals

 

albaniaC1 USA QAZIM KABASHI Harta 309
www.shqiperiaetnike.de
image_misc_scanderbeg
120
qazim kabashi

Qazim Kabashi

Masakra e Kabashit

Me temën, masakra e Kabashit, janë marrë edhe të tjerë, e sidoms pas vitit 1986, kur sipas porosisë së Vahid Kabashi, Fehrat Kabashi atëherë 72 vjeç, voli të dhënat e një grupi personash të moshuar informuesish  (Ramë M. Dakaj 97 vjeç, Sali H. Ahmetaj 85 vjeç, Nuhi A. Kabashi 80 vjeç, Rrustem A. Kabashi 68 vjeç dhe Rexhep N, Ukaj 60 vjeç) dhe në bashkëpunim me Xhafer Kabashin hartuan një listë emrash të atyre që u prenë te Manastiri i Shën Markut, te ara në Ograjë dhe te përroni i Duhit, caktuan një datë 13 marsin e vitit 1913, dhe për qudi shumë afër të saktes, edhepse u mbështetën vetëm në mbamendjen e informuesve, sepse këta atëherë nuk e dinin se Sreten Martinoviq në punimin”Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj Shqiptarëve në tokat e pushtuara” në Gjurmime Albanologjike, seriali historik, Prishtinë 1977 dhe DrLiman Rushiti në “Lëvizja e kaqakve të Kosovës “ Prishtinë 1979, ishin marrë me këtë temë kishin dhënë shifra dhe data, por nuk kishin ofruar kurrfar liste emërore ose regjistër emrash të atyre që u masakruan dhe për këte zotrinjët Xhafer e Vahid Kabashi me grupin e informuesve të tyre meritojnë lavdata dhe respekt të veçant. Por para se të jap një kontribut modest në ndriçimin e kësaj ngjarje të dhimbshme të historisë tonë jo të largët të Kabashit dhe Korishit, sepse janë e njejta popullatë, edhe pse në dy vendbanime, njëri malorë e tjetri fushorë, në vija të trasha do ti japë rethanat që quan në zhvillimin e këtyre ngjarjeve tragjike. Dobësimi i perandorisë osmane ose si e quanin ndryshe personalitete evropian e smuara e bosforit, në qerekun e katërt të shek. XIX, i intrigonte borgjezitë ballkanike dhe përkrahësit e tyre monarkitë evropiane e sidomos atë ruse, e cila mbahej si mbrojtëse e ortodoksisë. Perandoria turke pra u bë arenë ngjarjesh dramatike që quan në krizën ndërkombëtare e njohur me emrin “kriza lindore” dhe me traktatet e Shën Stefanit  ( 3. III) dhe të Berlinit  ( 13 VI 1878) me të cilat u krijua harta e re politike e ballkanit- u krijuan shtete të reja si Serbia , Mali i Zi dhe Bullgaria, kurse për territoret që s'u morën vesh mes vedi do të ruhej perandoria turke në Ballkan derisa fuqitë e mëdha ti harmonizonin interesat etyre. Përballë rrezikut të copëtimit të tokave të tyre dhe si rezultat i zgjimit nacional  (Rilinndja Kombëtare) shqiptarët ju kundërvuan edhe politikisht edhe ushtarakisht kësaj politike që synonte t'i zhbënte edhe si popull edhe si vend. Themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më vonë atë të Pejës, organizuan një varg kryengritjesh të armatosura, sidomos pas vitit 1908, kur ndodhen aneksimi i Bosnës dhe revolucioni borgjez turk. Monarkitë e reja ballkanike që kishin synime të zgjerimit në tokat juridikisht turke, e faktikisht shqiptare e maqedonase, në harmoni me këtë politikë mbajtën qëndrim anmiqësor ndaj kryengritjeve shqiptare të viteve 1908-1912, e sidomos asaj të përgjithshmes të vitit 1912. Pasi gjat vitit 1911 /1912 i kishin krijua aleancat në mes tyre dhe me klauzola të veçanta të fshehta ishin marrë vesh për ndarjen e tokave shqipare e maqedonase, të frikësuar se kryengritja e përgjithshme edhe mund të jepte rezulltate, shtetet ballkanike vendosën të hyjn në luftë kundër Turqisë. Me 1 tetor ushtria malazeze kaloi kufirin turko-malazez dhe me 16. X 1912 këtë e bëri edhe ushtria serbe dhe kështu filloi konflikti me përmasa rajonale i njohur me emrin, Lufta e parë ballkanike  (tetor 1912-prill 1913). Mbështetësit e luftës së tyre, fuçitë e mdha, vendet e antantes nuk e parashikuan se ngjarjet do të mernin rrjedhë të tillë dramatike pas betejave në Merdar  (16-19 X. 1912) dhe në Kumanove  (23-24 X. 1912) dhe fitoreve të ushtrive të vogla, por të freskëta ballkanike, do të fillonte ndjekja e ushtrisë turke. U pushtuan qytetet e mdha si Shkupi,  Prizreni, Manastiri dhe Edrena e Shkodra dhe Janina u rethuan. Si përfundim i fitoreve të shpejta të ushtrive të vendeve ballkanike dhe disfatës së Turqisë filluan bisedimet e fuçive të mdha të të dy taborreve në nivel të ambasadorëve në Londër. Fuqit fituese të luftës së parë ballkanike, megjithëse ishin marrë vesh për ndarjen e tokave që para luftes territorin në jugperëndim të Rodopeve dhe në verilindje të Sharrit e kishin lënë ta zgjidhnin me arbitrazhin e carit rus. Pas luftës së parë ballkanike shpërthyen zënka në mes të Serbisë dhe Bullgarisë për territorin e kontestueshëm. Në këtë konflikt, (lufa e dytë ballkanike fundi majit fillimi i korrikut 1913) vendet tjera ballkanike por edhe Turqia mbajtën anën e Serbisë. Lufta e dytë ballkanike i dha fund projektit të fuqive të mëdha për ruajtjen e pranisë turke në Shqipëri, prandaj fuqitë e mëdha në seancen e 7 korrikut të konferencës së ambasadorëve njohen pavarësinë e Shqipërisë, të shpallur me 28 Nëntor në Vlorë. Në prag të luftës së parë ballkanike krerët e Lëvizjesë Kombëtarë Shqiptare e hetuan me kohë rrezikun që i kanosej Shqipërisë , u takuan në Shkup me 14 tetor dhe përballë situates së krijuar morën qëndrim, se “shqiptarët po i rroknin armët për të mbrojt atëdheun në rrezik”. Po atë ditë për të mos i lënë hapësirë diplomacisë dhe për ta bërë të paevitushem luftën me Turqinë komandanti i aradhësë së çetnikëve të Llapit Voisllav Tankosic e sulmoi ushtrinë turke në Prepallac ( në kufi) dhe me 16. X. në luftë hyri armata e III serbe prej 70. 000 ushtarësh e komanduar prej gjeneralit Bozha Jankoviq. Përballë ishte rreshtuar korpusi i turk i Prishtinës prej afro 20. 000 ushtarësh i komanduar prej Ali Rizah Pashës. Raporti i forcave në terren ishte 4 me 1 për serbët e në artileri edhe 5 me 1. Luftimet zgjatën 4 ditë dhe përfunduan me thyerjen e ushtrisë turke dhe me humbje të madhe. Me 22 X. 1912 ra Prishtina, e dy ditë më vonë, komandanti turk Ali Rizah në një letër dërguar Isa Boletinit i ankohej për mos luftimin e shqiptarëve  ( sabotimin) përkundër faktit se ata i kishin marrë 63. 000 pushkë nga magacinat e shtetit. Armata e parë serbe e komanduar prej regjentit Aleksandër Karagjogjeviq dhe gjeneralit Mihailo Zhivkoviq ishte e rreshtuar në krahun e djathtë të armatës së tretë, kurse armata e dytë në krahun e majt, pra kah kufiri me Malin e Zi gjegjësisht me Bullgarinë. Pas fitores në Merdare, armata e tretë prej 110. 000 ushtarëve marshoi drejt Kumanovës, ku kishte përballë armaten turke të Vardarit prej 58. 000 ushtarësh, të komanduar prej Zeki Pashës. Luftimet te Kumanova zgjatën dy ditë  (23-24 . X) dhe përfunduan me fitoren e serbëve, e pastaj filloi ikja dhe ndjekja e ushtrive turke. Në Shkup, forcat serbe kapën disa nga krerët e lëvizjes kombëtare shqiptare në mesin e të cilëve, Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Bajram Currin, Idriz Seferin etj. Dhe i burgosën në burgun e Kalemekdanit. Rendin dhe siguri në rrafshin e Kosovës, të pushtuar, e mbante divizioni i Drinës, i mobilizimit të dytë  ( thirrjes së dytë), kurse në Mitrovicë qen dislokuar trupa të armatës së parë e ashtuquajtura”armata e Ibrit”. Në kohen kur aradha lindore malaziase po marshonte drejt Dukagjinit, komandantit të Kalorsisë të divizionit të Drinës, majorit Ostoiq, ju dha urdhër të marshoi drejt Prizrenit. Komandanti Ostoiq,  me 30 tetor, hyri në Prizren, por pozicioni i trupave të tijë në Przren qe i brisht deri në depërtimin e divizionit të Shumadis, të mobilizimit të parë, i cili po depërtonte nga Ferizaj nëpër Sharr. Në bjeshkët e Kabashit atij iu bë rezistencë e madhe nga burrat e Kabashit, të udhëhequr nga Imer Uka i Ukimerve, Sahit Uka e të tjerë. Me 2 nëntor nga Prishtin u nis në drejtim të Prizrenit edhe divizioni i i Drinës i mobilizimit të dytë. Të nesërmen me 3. XI. divizioni I i Drinës mori Urën e Shejt dhe me 4. XI 1912 divizioni I i Drinës hyri në Prizren dhe Gjakovë. Trupa të armatës së parë në Prizren u riorganizuan në aradhën bregdetare dhe u nisën për Durrës andërr e vjetër e borgjezisë serbe. Marshimi i ushtrisë serbe grykës së Drinit nuk qe i lehtë dhe i pahumbje, sidomos të mëdha qen humbjet serbe në Gomsiqe dhe në Flet. Në të njejten kohë forcat ushtarake Malaziase, të grupuara në dy aradha të Zetës dhe të bregdetit, në përbërje prej 23. 000 vetësh rethuan Shkodrën, të cilën e mbronte një garnizon i vogël ushtarak prej 10. 000 vetësh i komanduar prej Hasan Rizah Pashes dhe u takuan me ushtrinë serbe në Lezhë. Arrestimit te ushtrisë serbe nga kreret e lëvizjes kombëtare i shpëtoi Isa Boletini, i cili po terhiqej drejt jugut sipas porosisë se Ismail Qemalit, i cili më parë kishte vizituar Bukureshtin dhe më pas Vjenën. . Në Vjenë, ai ishte takuar me ministrin Austro-hungarez për punë të jashtme dhe ambasadorët gjerman e italian. Në Vjenë, atij i qe premtuar ndihmë. Ngjarjet dramatike që po zhvilloheshin në Ballkan dhe depertimi i shpejt i trupave serbe në tokat shqiptare e detyruan Ismail Qemalin ta ndërroi itinerarin e udhëtimit dhe në vend që të vazhdoi për Berlin, Paris e Londër u kthye ne Triestë dhe nga aty i porosiste parinë e qyteteve shqiptare që sa më parë të zgjidhnin delegatët e tyre dhe ti nisnin për Vlorë se situata nuk priste. Me 25 XI ai arriti në Durrës dhe pjesën tjetër të rrugës e kaloj ilegalisht larg rrugëve kryesore për ti ikë arrestimit, sepse Esat Pashë Janina kishte lëshuar një urdhërarresti për te. Në natën ne mes të 27 e 28 XI 1912, zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar Historik në Vlorë, që shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e përkohshme shqiptare, të kryesuar nga Ismail Qemali, e cila bëri edhe hapat e parë jo vetëm për njohjen ndërkomtare të sajë por edhe për ruajtjen e tërësisë territoriale. Pas përfundimit te luftes së dytë ballkanike  ( maj korrik 1913) me 7. 07 1913, konferenca e fuqive të medha në nivel të abasadorëve 1] Njohu pavarësinë e Shqipërisë. 2] Me regjim monarkist , për mbret të Shqipërië, do të caktoi më vonë një princ të krishter europian 3] Do të caktoi një komision nderkombtar për caktimin e kufijve dhe 4] Dhe një komision ndërkombtar të kontrollit si pushtet ekzekutiv deri ne cakimin e mbretit si ekzekutiv të përkohshëm. . Akoma pa u dijt fati i shtetit shqiptar pushtuesit e rinj u munduan që në tokat e pushtuara të organizojn pushtetet e tyre. Në këtë frymë mbreti Peter i parë Karagjorgjeviq me 27 XII 1912, nenshkroi një dekretligj mbi vënjen e pushtetit ushtarak në tokat e riçliruara, në bazë të të cilit vendoset, pushteti ushtarak, që ka në krye komanden supreme me seli në Shkup. Në bazë të rregullave të kësaj dekretligje nepunësit i emëron dhe verteton komanda supreme me propozimin e ministrave te resorve përkatës. Formimi i komunave dhe emërimi e nëpunësve komunal i ishte lënë në kompetenca të pushtetit policor. Në territoret e pushtuara ishin vendosë roje ushtarake dhe policore që të kontrollonin lëvizjet e njerëzve ditën dhe natën dhe ta mbanin rendin dhe sigurinë. Brahim Sahiti  ( i Sahitukajve) një natë të dimrit të vonë të 1913 shkon për ti vizituar barinjët e tij në stanin që kishte në krye të Korishit nga Kabashi, në vendin e quajtur Balec dhe bie në pritë të rojeve ushtarake, kërsasin pushkët, por pa pasoja për të dy palët. Incidenti i armatosu me Brahim Sahitin si dhe rezistenca e armatosur që i qe bërë divizionit të Shumadisë në fillim të nëntorit të 1912, për pushtetin ushtarak serb në Prizren shkak i mjaftueshëm për të ndërmarrë ekspeditë ndëshkuese kundër Sahitukëve, por si duket nuk e kishin llogaritur mundësinë e rezistencës së armatosur. Forcat serbe pësuan disfatë dhe tërhiqen duke lënë edhe të vrarë. Kufoma e një të vrari u dogj për arsye të panjohura dhe askush nga bashkëkohanikët nuk kishte ndonjë spjegim. Në fillim të marsit të vitit 1913, divizioni i Shumadisë i bëri rethim të hekurt të dyja fshatrave, Kabash dhe Korishë , dhe popullatës i dha ultimatum që të shkonin në konakun e manastirit, deri në orën 12 të datës 16 mars 1913, për të marrë dokumente të identitetit për lëvizje të lirë, se për ndryshe, kush zihet pa to, do të pushkatohet. Në hyrje të punimit e pata thënë se, ishte një synim i imi dhe një borgj ndaj gjeneratës së re me ndihmue në vendosjen e një date të sakt se, kur ka ndodhur kjo ngjarje e dhimbshme si dhe për të dhënë një kontribut modest në hartimin e listës ( regjistrit)emërore të atyre që pësuan, ku pësuan dhe kur pësuan, sepse unë konsideroi, ndoshta pa të drejt, se ka çka të thuhet e të shkruhet. 

Një para ardhës i imi, i familjes Abdullah S. Kabashi i lindur përafërsisht në vitet e Lidhjes së Prizrenit ( vdiq në vitin 1973 në moshën 93 vjeçare), i arrestuar me të tjerët në konakun e Manastirit shpëtoi dhe unë që në moshë të re e dija versionin e tijë e ai ndoshta ishte njeriu më i kthjellti i kohës së ngjarjes1* Në hyrje të këtij punimi e thashë, se me inisiativen e Vahid Kabashi Fehrat Kabashi, voli rrëfimet e informuesve të moshuar. Materialin e tubuar nga intervistat e grupit të informuesve e përpunuan zotërinjtë Xhafer e Vahid Kabashi. Ata edhe e hartuan listën emërore të të psuarëve në atë masakër, që e kanë disa familje në Korishë dhe që është botuar aty këtu në shtypin tonë ditor e revial si dhe në disa punime shkencore, e një të tillë e kam edhe unë të punuar me 1986, por të daktilografuar me 1990, ( ballinën e kësaj kopje do ta bashkangjes në fund të këtij punimi se si duket ka shumë versione që thirren në Xhafer Kabashin) E thashë më se njëherë se, edhepse vetëm nga mbamendja çuditërisht janë afër të vërtetës. Xhaferi dhe Vahidi në dokumentin që hartuan, thonë ”pushteti ushtarak serb burrave të Kabashit u dha ultimatum që të lajmërohen në konakun e Manastirit deri në orën 12 të datës 16 mars të vitit 1913” dhe pastaj vazhdojn “se u pren me 13 marsë te arra dy degshe”në skajin verior të livadhit të manastirit, Me këtë version është edhe një punim i diplomës i historianit vendas zotri Fadil Rexhaj, ndersa te Mr. Sheremet Krasniqi në”Hasan Hysen Budakova”thuhet: “se ka mundësi që masakra të ketë ndodhur nga 10 marsi deri me 13 mars. ”Në punimin e cekur më herët të Sreten Martinoviqit thuhet:”Me aktin përcjellës të datës 23 maj 1913, komandanti i Divizionit të Shumadisë, komandantit të armatës së tretë i ka dërgua listën e përsonave të vrarë gjatë çarmatimit dhe qetësimit të katundit Kabash me 19. 04. 1913, si dhe me 1. 04. 1913”. Për mua personalisht kjo është data e sakt dhe versioni zyrtar, sepse, ekzekutuesi ka nevojë sipas interesave ta zvogëloi ose rris numrin por jo edhe ta luaj datën. Mëqenëse lexuesit e nderuar nuk e kanë listën e zotërinjëve Xhafer dhe Vahid Kabashi dhe as diplomen e z. Fadil Regjaj, unë do të thirrem dhe polemizoi me listën e botuar në “Hasan Hysen Budakova”të Mr. Sheremet Krasniqit dhe ju do ta vëreni ndryshimin në listën time, të punuar pas intervista që bëra në verën e vitit 2005, me pasardhësit e të masakruarve të të gjitha lagjeve, por do i përmendi disa prej tyre  ( Jahir D. Memaj, Abdullah H. Rexhaj, Mahmut H. Ahmetaj, Esat H. Kabashi, Destan S. Bobaj, Muharrem S. Kabashi dhe Sadri e Avdyl Dakaj), të gjithë të moshuar. Ishte pjesëmarrës i kryengritjes së vitit 1910, dhe bashkë me Haxhi Rrustën u burgos në burgun e Prizrenit, bashkë me të vllain Hajrushin mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës, derisa mbrojtja komandohej prej Hasan Rizah Pashës, në fillim të marsit u kapën nga serbët në Gjakovë por u shpëtuan nga Brahim Haxhi Rrusta. Pas përfundimit të luftës së parë botërore, kaçakët në mal, në dimrin 1918/1919, e zgjodhën kryeplak të katundit, gjatë luftës së dytë botërore njeri me rëndësi i pushtetit shqiptar, pas themelimit të Lidhjesë së dytë të Prizrenit anëtar i kryesisë së udhëheqjes së Prizrenit, njëri nga organizatorët e vullnetarëve për luftën e Bihorit dhe të Kollashinit. Në shtator të vitit 1945 djali Rexhepi, i dënohet me vdekje nga gjyqi ushtarak komunist jugosllav në Prizren. Pushkatohet me 5 02 1946 në Taukbahqe në Prishtinë me Halim Sphiun e të tjerë.

I.  Të masakruarit me 19 mars te Manastiri

1 Ali Myrtez Dakaj

2 Liman Myrtez Dakaj

3 Bislim Bajram Dakaj

4 Hysen Adem Dakaj

5 Sali Adem Dakaj

6 Tahir Malë Dakaj

7 Skender Malë Dakaj

8 Abdullah Arif Ahmetaj

9 Hajrullah Arif Ahmetaj

10 Shaban Arif Ahmetaj

11 Isuf Et-hem Ahmetaj

12 Sadik Et-hem Ahmetaj

13 Abaz Iljaz Ahmetaj

14 Bajram Abaz Ahmetaj

15 Sylë Abaz Ahmetaj

16 Bajram Sylë Ahmetaj

17 Beqë Zenel Ahmetaj

18 Rushit Beqë Ahmetaj

19 Ramë Jemin Ahmetaj

20 Abdyl Ramë Ahmetaj

21 Qerim Ramë Ahmetaj

22 Shaban Ramë Ahmetaj

23 Ali Hajdin Memaj  

24 Shaban Zenun Memaj

25 Hajrush Shaban Memaj

26 Haxhi Jemin Memaj

27 Sejdi Jemin Memaj

28 Adem Halit Dullaj

29 Hazir Adem Dullaj

30 Rrahman Halil Dullaj

31 Asllan Rrahman Dullaj

32 Hazir Rrahman Dullaj

 33 Rexhë Rrahman Dullaj

 34 Sherif Rrahman Dullaj

 35 Imer Bajram Dullaj

 36 Ali Demë Kukaj

 37 Ahmet Mehmet Ahmetaj

 38 Demë Ahmet Ahmetaj

 39 Hasan Beqir Ahmteaj

 40 Selim Rexhep Ahmetaj

 41 Ramë Rexhep Ahmetaj

 42 Sadri Adem Ahmetj

 43 Kadri Sadri Ahmetaj

 44 Ali Ukë Ukaj

 45 Arif Ukë Ukaj

 46 Brahim Rexhep Ahmetaj-zekaj

 47 Adem Mehmet Rexhaj –imam

 48 Beqir Adem Rxhaj

 49 Xhemë Adem Rexhaj

 50 Abdullah Ahmet Rexhaj

 51 Abdullah Demë Rexhaj

 52 Abdullah Mehmet Rexhaj

 53 Shaban Demë Rexhaj

 54 Tahir Dervish Muqaj

 55 Bafti Hajdar Muqaj

 56 Miftar Hajdar Muqaj

 57 Mustaf Hajdar Muqaj

 58 Fazli Fetah Ukaj

 59 Rexhë Iljaz Ukaj

 60 Jashar Arif Ukaj

 61 Ismajl Ramë Bobaj

 62 Zeqir Abaz Bobaj

 63 Maliq Bajram Balaj

 64 Maliq Torbani-Lubizhdë

II. Të prerë ose vrarë me 1. 04 te ara Ograje

1 Ahmet Rrahmani Muqaj

2 Sahit Abaz Rexhaj

3 Abaz Sahit Rexhaj

4 Isuf Selman Rexhaj

5 Shaban Ahmet Rexhaj

 6 Destan Beqir Ahmetaj

 7 Hysen Zeqir Ahmetaj

 8 Bajram Avdyl Ahmetaj

 9 Isuf Avdyl Ahmetaj

10 Azem Rexhep Ahmetaj

11 Hajdin Rexhep Ahmetaj

12 Selim Ramë Ahmetaj

13 Bajram Hajdin Memaj

14 Musli Haxhi Memaj

15 Sinan Haxhi Memaj

16 Rexhë Arif Ukaj

17 Rexhë Rrahman Nezaj-

   Lutogllavë

18 Një anonom i Budakovës

III Të prerë ose vrarë te përroni i

   Duhit, me 1. 04.

1 Destan Budakova

2 Hysen Ramë Bobaj

3 Shaban Mehmetukaj-Rexhaj

4 Vesel Haxhë Rexhaj

5 Zymer Haxhë Rexhaj

6 Zeqir Azllan Rexhaj

7 Sherif Rrustem Kabashi

8 Isuf Hajdar Muqaj

Mr. Sheremet Krasniqi në “Hasan Hysen Budakova” që vazhdon të thirret në Xhafer Kabashin thot: se”jan vra 115 veta por 9 nuk jan identifikuar" pra siç shihet, nuk i shkon matematika mirë, edhe pse në regjistër i fut edhe të tjerë që janë vra gjat vitit 1913 ose edhe në vite të tjera. Pas intervistave që kam bërë gjatë verës së vitit 2005, me informuesit e cekur më lartë dhe analizave të materialit të grumbulluar dhe ballafaqimit me regjistrin në "Hasan Hysen Budakova" e regjistrat e përmendur më lartë, mua më del një numer tjetër prej 98 vetash të vrarë ose të prerë gjatë vitit 1913, por 8 të tjerë jo në datë 19 mars dhe 1 prill. Me përjashtim të kryeplakut të katundit Arif Shaban Ahmetaj që është vrarë një ditë përpara, pra, me 18 mars në kodër të Skorrobishtit, ku e ka edhe varrin, të tjerët që "është dashtë të vriten" me 19 mars ose me 1 prill, u vranë kur u zunë si p. sh. Adem Halit Ahmetaj e Rexhep Ukë Dakaj të cilët u vranë më vonë . Gjatë këtij viti të kobshëm për Kabashasit, u vranë ose u dogjën edhe 5 femra  (gra): Dudija, gruaja e Isuf Adyl Ahmetajt, Haka gruja e Muharrem Dakajt, Kada gruja e Ali Hajdin Memajt, Zylfija gruja e kryeplakut të katundit dhe nëna e Jakup Halit Dakajt që sja dijmë emrin. Të tjerët, 8 prej tyre janë të futur gabimisht në regjistër, se ata jan vra në vite të tjera psh. Shaban e Rexhep Rrustë Kabashi janë vra me 1907 (shih Xhafer Kabashi Qapitje në prozë) nga një serb i Hoqës së Madhe ose Mahmut Halit Ahmetaj, Imer Maliq Dakaj, Maliq Imer Dakaj, Rexhep e Sylë Jakup Dakaj të vrarë me 29 mars të vitit 1919. Në mëngjesin e 29 marsit të vitit 1919 forca të mdha ushtarake të garnizonit të Prizrenit si në marsin e 1913, i bënë rrethim të hekurt të dyja fshatrave me shpresë, ta kapnin në befasi në terren të ngushtë çetën e kaçakëve dhe ta likuidonin. Kaçakët nuk u kapen në befasi përkundrazi, në formacione më të vogla u tëhoqën në vende më të sigurta Hyseni, Qamili, Abdullahu, Hajrushi, Gjema, Brahimi, Isufi, Xhela, u tërhoqën në Mushtija. Emrushi, Selmani dhe Beqiri te Rrafshi i Breut. Mahmut Rexha dhe Brahimi te guri i Shqipes në Tepe. Salihi, Alija, Hyseni Ahmeti dhe Rrustemi në Lejthishtë. Imeri Rrustem Brahim Syla, Rexhep Imer Maliqi e biri i tij Maliq Imeri në Rapufë. Atë ditë vriten edhe Rapuf Imer Maliqi e Maliq Imeri dhe Rexhep e Sylë Jakupi. Kurse në Tepe Mahmut Haliti bie në pritë dhe vritet nipi i tij Brahim, djalë 16 vjeç me atë rast i vranë 9 ushtarë. 2* . Për dy javë ditë rresht familjeve të të vramve u dërguan bukë nga Prizreni. Vrasja 9 ushtarëve serb Brahimin  (djalin e Ademit të vrarë me 1913 edhepse 16 vjeçar tash pas vrasjes së Mahmutit)e la kujdestarin më të madh të Familjes ( por edhe ai mbeti në mal dhe në konflikt me shtetin më antishqiptar). Gjatë gjithë vitit ai i shoqëroi kaçakët e tjerë e sidomos Regjën dhe Emrushin. Në janarin e vitit 1920, forca të mëdha ushtarake dhe policore në kushtet e një acari të fort sigurisht edhe të informuar nga serbët lokal ata e rrethojn shpellën ku ishin Brahimi Rexha dhe Emrushi. Rexha vritet, Emrushi kapet i gjallë, por Brahimin nuk mujnë me e nxjerrë nga shpella dhe detyrohen tia shantazhojnë nanen, se në rast se nuk e nxjerrë nga shpella do tia vrasin fëmijtë e tjerë dhe fqinjët. Prandaj e ama detyrohet ta sakrifikoi djalin për t'i shpëtuar të tjerët. E marrin me vehte deri mbi Korishë të pa lidhur, aty tentojnë me e lidhë si i ri që ishte shpreson se mund tju shpëton, kërcen dhe ikë, por vritet në stom të prronit aty pranë e ka edhe varrin.

Edhe Adem Berat Ahmetaj që e ka varrin te aksi i rrugës së Shpenadisë është vra pas luftës së parë botrore, ndaj tij u hakmorën për vrasjen që i kishte bë një eksponenti serb që e kishte krye gjat luftës së parë ( Pasi e kapen të gjallë ia hapen varrin për se gjalli e thirrën Hoxhën-Mulla Mehmetin me ja krye ceremonin e varrimit-talkinin dhe, normal, hoxha kishte emocione, Ademi i bërtet, ec mos u tut mu po më vrasin e jo ty)

I tmerruar nga vrasja 9 ushtarve , komandanti i ushtrisë serbe me tërë fuqinë e thërret kryeplakun dhe për qudinë e shokëve kaçak me te në Mushtija, ai vendos me shkue, edhepse ende ishte e freskët vrasja e kryeplakut të 1913, nga frika se ato forca mund të hakmerrshin si atëherë në popullatë. Posa arrin në komandën serbe e vendosin në grykë të topit mbi rrasë të keqe,  vendasit e dijnë se çfarë shkëmbi është, ndoshta 300 metra thik mbi lum, aty e patën mbyt Maliq Torbanin me 1913, dhe kërkojn fjalën e fundit, po, tha: pse kontaktuat me mua dhe kjo me siguri nuk do të ndodhte dhe për çudi e liruan. Në popull ende thuhet se mandej nuk pati fëmijë si pasojë e frikës.

Edhe të shpëtuarit s'janë ndriquar sa duhet e si duhet. Mr Sheremet Krasniqi në veprën e cituar thot: shpëtuan duke ikur nga duart e ekzekutorëve Ramë Qerimi Ukimeri ( Ukaj) dhe Bislim Rexhep Nura  ( i ukajve –Ahmetaj) po sipas tijë edhe dy të falur për shkak të moshes si të rinjë Balë e Hasan Salihu-Bobaj 13 e 16 vjeç, të bijt e Jozefinës të konvertuar në islam. Sipas informatave që kam unë, kanë shpëtu edhe Qamil Smajl Rexhaj e Abdullah Sylejman Kabashi me para. Lokja e Qamil Smajlit  ( emrin sja dijmë) ka patur muhabet me murgeshën e manastirit si fqinje dhe i ka dhanë lira, për Abdullahun nëpërmes sajë i janë dhanë murgeshës 8 lira të huazuara prej Lutës së Shyqës-Xhaferaj. Ka shpëtu edhe Abaz Rrahman Muqaj pa pasardhës , ai ka qenë i martuar me Halimen nga fshati Delloc bashkëvendase e dy kryekzekutorëve Spirr e Filë Delloci, Kapiten të Paramilitarëve, sipas gojdhënës shqiptar ortodoks të sërbizuar të fisit bytyq , ajo i luti ata dhe ja arriti ta shpëtoi burrin. Të vrarit apo të masakruarit me 19 mars e 1 prill u varrosën në varrezat masive në përrua te livadhi i Manastirit dhe u mbuluan me therra por më vonë përroni e prishi, sot ska gjurmë . Edhe varreza masive te ara Ograje buzë lumit është zhdukur , është ruajt vetëm varreza massive në përrua të Duhit. Gjat punimit tim kam pasë kujdes ti rregulloi mbiemrat ashtu si thirren sot pasarëdhësit e tyre. Kam korrigju edhe një të futur me mbiemër të gabuar Muqaj . Vërtetë ka ekzistua një Hysen Ramë Muqaj por ai sështë ekzekutu por Hysen Ramë Bobaj. Është korixhim i imi edhe Rexhë Rahmani që i është shtuar edhe mbiemri Nezaj dhe emri fshatit Lutogllavë e këtë e pranon edhe Sreten Martinoviqi në veprën e cituar. 

Sipas informuesve të moshuar të Xhaferit dhe Vahidit masakrën e përgatiti pushteti ushtarak serb në Prizren e këtë e pohojn edhe Sreten Martinoviq, Liman Rushiti dhe Sheremet Krasniqi në veprat e tyre të cekura më herët. Ushtria serbe e Divizionit të Shumadisë i krijoi kushtet për këtë akt makabër, kurse, masakrën e kryen serbët lokal si, Vuksan Jovaniviqi, vëllezërit Angjellko dhe Maksim Ristiq, Matush Gigiq, Spirr Kola dhe qika Jova i Lubizhdës, Mark Gavazi i Novakës, vojvoda i Vërbiqanit por kryekzekutorët qenë Kapitanët e paramilitarve Spirr dhe Filë Delloci. Në masakrimin e Kabashëve ndihmuan edhe Gapiqët dhe Puhiqët e Prizrenit, kryemurgu Serafimi, daskall Petri etj. 

Fuqit e mëdha ishin te ndara ne dy lbloqe që nga dekada e parë e shek XX shpesh krijuan situata konfliktuoze duke rrezikuar seriozisht konflikt me permasa botrore, por disi i evituan në momentet vendimtare, por jo edhe me 28 qershor të vitit 1914, kur ndodhi atentati në Sarajevë ndaj trashigimtarit të fronit Austro-hungarez Franc Ferdinandit. Një muaj më von filloi konflikti më i madh deri atëherë si përkah pjesëmarrsit dhe për nga pasojat ( lufta e parë botrore). Serbia u mund ushtarakisht nga Austro-hungarija dhe Gjermanija në verën e vonë të vitit 1915 dhe u detyrua të kërkoi strehim  ( mbrojtje) te aleatët e sajë anglo-franqezë në Selanik. Ne këtë situat me 14 tetor Bullgarija i shpalli kufitë serbisë dhe e detyroi të tërhiqet grykës së Drinit në vend se grykës së Vardari. Mbreti Petri i parë Karagjorgjevq, qeveria dhe ushtrija serbe në vjeshtën e vonë dhe në pjesën e parë të dimrit 1915/16 u tërhoqën grykës së Drinit drejt Korfuzit dhe gjat tërheqjes paguan haraqin për anmiqsin e skajshme të treguar ndaj shqiptarëve gjat luftave ballkanike. Vendim e serbisë e zun okupator të rinjë Austro-hungarija dhe Bullgaria që me marrëveshtjet 6 tetorit dhe 11 nëntorit të vitit 1915 i ndan zonat e okupacionit. Pjesa juglindore e Kosovës ku bëjn pjesë edhe Kabashi dhe Korishi i takun Bullgarisë. Në vlugun e pushtimit Bullgar burrat e Kabashit nxorën hak për të vrarit e të masakruarit e vet të 1913. Një pjesë e ushtrisë serbe e garnizonit të Prizrenit ose që kishte mbet me detyrë me paramilitarët u zu rob po në manastirin e shën Markut. Ushtrija e rregullt u lirua dhe u lejua të shkonte për Serbi por paramilitarët për shkak të bashkpuniimit në krimin ndaj tyre u vran dhe u varrosën në vareza kolektiv 150 te kisha e Keqe pak më lart se Manastiri, 13 të tjerë në Luga Mahallë dhe8 në Ara të Salihi. Dhe ende më kujtohen fjalët e gjyshit  ( Hajrush S. Kabashi, i vdekur me 30 tetor 1969) se kur po i qonin këta të 8 në pushkatim një i ri serb e kishte pyetur një serb të moshuar”qika gjorgjija ku po na qojn ai ishte pergjegjur po shkojm me i korr therrat që i kemi mbjell. ”Në mesin e ktyre paramilitarve  ( Qetnikve ose komitve si i quante poppulli) pati edhe serb vendas dhe të fshatrave për rreth. Per këtë vrasje të serbëve Bullgarët vran udhëheqsin e gueriljes së Kabashit Imer Ukë Ukimerin. Eksponentët serb pjesëmarrës në masakrën e 1913 arritën të strehohen por ndonjëri prej tyre u kap si psh djali I Maksimit prej Hysen Rexhepit dhe Hajrush Sylemanit ose një tjetër prej Adem Beratit për të cilën ai edhe u pushkatua pas luftës së parë botrore si u cek më lart. Por vrasja për të cilën u fol më së shumti dhe më së gjati e për të cilën flitet edhe sot në Korish dhe fshatrat për reth është vrasja e dy kryekzekutorve Spirr dhe Filë Delloc i të cilët ishin strehua gjat luftës së parë botrore dhe tani pas riokupimit të kosovës, ata menduan se erdhi koha tyre të përfitonin nga mizorit dhe krimet që kishin bërë, se në shtetin etyre vrasësit e Shqiptarëve edhe shpërbleheshin edhe me pozit e funkcione. Vrasjen e kreu komandanti i qetës së kaqakve Sali Shabani-Kabashi me 10 shtator 1919. Gjat okupacioni Bullgar dhe pas riokupimit serb te Kosoves ne malsit Prizren-Suhareke-Ferizaj vepronte qeta e kaqakve qe komandohej prej Sali  ( Shabanit) Kabashit ne te cilen kishte plot burra te Kabashit. Dhe un do ti shkruaj emrat e atyre që mi kishte treguar gjyshi  ( Hajrush Sylejman Kabashi)   

1 Sali Shabani Kabashi komandant

2 Bali Behra ( Kuqi) z. komandant-nga Suhareka

3 Ali Shabani Rexhaj

4 Hysen Shabani Rexhaj

5 Hysen Rexhepi Rexhaj

6 Qamil Smajli Rexhaj

7 Mahmut Halit Ahmetaj

8 Rexhë Sadiki Ahmetaj

9 Brahim Ademi Ahmetaj

10 Ahmet Qerimi Ahmetaj

11 Rrustem Qerimi Ahmetaj

12 Brahim Sahiti Ukaj

13 Selman Abazi Bobaj

14 Beqir Abazi Bobaj

15 Emush Haxhia Kabashi-Bobaj

16 Isuf Uka Ukimer

17 Brahim Uka Ukimeri

 18 Imer Gega Dakaj

 19 Rrustem Gega Dakaj

 20 Xemë Mustafa Muqaj

 21 Xhel Velia Muqaj dhe

 22 Harush Sylejmani Kabasi Muqaj

Pas vrasjes se Mahmutit, Imer Maliqit, Maliq Imerit, Reexhep Jakupit e Syle Jakupit me29. 03. 1919 dhe te Rexhe Sadikut e te Brahim Ademit ne janar 1920 dhe arrestimit 20 burrave te Kabashit dhe denimit te tyre me burg te rend  ( fotografia me pranga) në burgun famëkeq të Nishit e të Lepoglavës prej të cilve 6 vdiqën atje. Nje pjese e mir e atyre qe e mbijtuan masakren dhe arrestimin iken dhe u strehuan ne Shqipri. Kaqakët verës vinin dhe kryenin akcione ushtarake dhe dimrit prap ktheheshin në Shqipri. Masakra e Kabashit e vitit 1913 nuk qe e vetmja në tokat shqiptare të pushtuara nga serbët gjat luftave ballkanike ose më von por kjo jehoi më shum se qe e para, të tjerat ndodhën pas kryengritjes së shtatorit të 1913, të tilla masakra ndodhën edhe në Nishor, Blacë, Bellanicë, JezercKabash të Moravës. Dobrusht, Pobreg etj. Kjo kohë e randë e luftës për mbijetesë ekonomike politike e mbi të gjitha kombëtare i dhuroi gjeneratave të reja nga5 këngët që knoheshin për të Bëmat e Burrave të Kabashi 4 , Rapsodi popullor krijoi këngën për Sali Shabanin, per Mahmut Halitin, përHysen Rexhepin dhe per Hajrush Sylemanin dhe ajo e para dhe më evjetra e Haxhi Rrustës e ndoshta kjo ishte ajo që ksajë lufte i bëri vend shum të favorshëm në ndërgjegjën Kombëtare e burrat e Kabashit shum të nderuar në rethinë

Në fund po i jap edhe arësyet që më shtyen në këtë punë. Ekzistimi i shum versionve më shum kishin fut hutij se sa që ndihmonte për me pas një pasqyrë të qart , vdekja po thuaj e gjith pleqve që e kishin mbërri si fëmij ose e kishin dëgjuar prej prindve të tyre, si pasojë e luftës së fundit. U frikova se më von do të ishte më vështir për kendo që do të provonte ta spastronte regjistrin prej gabimeve ose të hartonte një të ri. Ndjeva një borgj moral ndaj gjeneratave që vijn e sidomos Historianve vendas të rinjë dhe krejt në fund pata kohë për tu marr me te pas shum viteve të ikjes nga profesioni. 

Kthehu tek faqja Kryesore1

Copyright © 2006 nue_oroshi@yahoo.de

[FAQJA KRYESORE] [E DJATHTA SHQIPTARE] [KUMTESA] [AKTIVITETE] [LIBRAT E BOTUARË] [MATERIALE] [SESIONET] [OPINIONE] [RECENZIONE] [KULTUR] [PORTRETE] [STAFI DREJTUES] [ALBUMI FOTOGRAFIKË] [LIBRI VIZITORVE] [KONTAKT]