skenderbeg

geizhals

 

albaniaC1 USA SHEFQET KELMËNDI Harta 309
www.shqiperiaetnike.de
image_misc_scanderbeg
120
shefqet kelmendi

Shefqet Kelmendi

At Bernard Llupi

Asht nder për mue me folë përpara jush për të përndritunin martirin e kombit At Bernard Llupi.
Nëse mbijetuem përgjatë rrebeshëve të kohës, ndryshe nga shumë popuj të tjerë që u shuen e dolën fare, ashtë geni ynë i pastër arian, ma i vjetër në Europë, që arriti me e ruejtë identitetin e vet. Dëshmi e kësaj të vërtete që na ban me u mburrë asht gjuha jone - SHQIPJA, bijë e të stërlashtës pellazgjishte hyjnore, sot i vetmi çelës i zbërthimit kuptimor të shumë fjalëve plaka në gjuhë të ndryshme indoeuropiane. E këtë të vërtetë krenare për ne, sot po e dëshmojnë jo pak dijetarë të huej, kurse shumë dijetarë tanë, mjerisht po e shikojnë si me mëdyshje e me mosbesim.

Ditunia asht dritë në errësinë. E kur asht fjala për dijen, për gjuhën, bazë e kulturës, ne me respekt të veçantë kujtojmë plejadën e shkronjes "B"-klerikët tanë të nderuem: Barletin, Buzukun, Budin, Bogdanin, Bardhin. E këtë stafetë e çuen përpara edhe pasardhësit e tyne deri në ditët tona të zymta. Themi të zymta, se shumë prej tyne, me dhjetra e qindra, bashkë me mijra burra tjerë të shquem, i sakatoi sllavo-komunizmi, murtajë e njerëzimit, për ne hisja ma e randë.

Nji ndër këta martirë asht edhe At Bernard Llupi, të cilin pata fatin me e njoftë kur isha fare i ri.

At Bernard Llupi u lind në Shkodër më 7 shkurt 1886. Prindët e tij ishin Filipi e Luçia. E ama, besimtare e devotshme, qysh herët ndikoi tek Matia i vogël që ai të ndiqte rrugën e meshtarit kur të rritej. Dhe ashtu ndodhi. Kreu shkelqyeshëm Shkollën Françeskane në Shkodër, e edhe teologjinë në Grac të Austrisë. Mandej edhe fakultetin farmaceutik në Insbruck të Austrisë. Meshën e parë e dha në Romë, kurse shërbimin e filloi në Nikaj-Mertur, Hot, Bize, e edhe në Vlonë. Në vitin 1941 ishte drejtor i Urdhnit (të Kongregacionit) të Motrave Katolike "Bijat e Zojës së Bekueme", me qendër në Shkodër.

Ndihmesa që dhanë politikanët e intelektualët e Shqipnisë në Kosovë - gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë e madhe e duhet vlersue drejtë. Këtu s’asht rasti me e trajtue gjanësishtë këtë nyje disi të veçantë. Nji gja duhet kuptue drejtë nga ata që duen me kuptue: Nëse fashizmi për Shqipninë ka qenë nji - Pushtim, kjo s'mund të thuhet edhe për Kosovën e dalë nga thundra e Karagjorgjeviqëve. Qe nji frymëmarrje e lirë, të cilën politikanët dhe intelektualët largpames e shfrytëzuen për aq sa patën mundësi në të mirë të Kosovës. Ndërtuen për herë të parë administratën në gjuhën shqipe. Në Kosovë filloi edhe arsimimi në gjuhën amtare, themele këto që me zhvillimin e mavonshëm do ta çonin Kosovën atje ku asht sot.

E në këtë drejtim dhanë ndihmesën e tyne të vyer edhe klerikët katolikë shqiptarë. Se kleriku i huej, dihet, interesohet thjesht për çështje fetare e jo për fatin e popullit të cilit i shërben. I emnuem nga At Anton Harapi, kryesuesi i kishës françeskane për Shqipninë, At Bernardi e filloi detyrën e meshtarit në Pejë më 8 qershor 1942. Ishte i ngarkuem edhe si epror françeskan për famullinë e Zllokuqanit, të Zymit, të Hasit, si dhe për dy kisha katolike në Gjakovë. Ishte njeri komunikues, modest dhe me humor. U dallue për ndihmat që u jepte të vobektëve. Punoi edhe për lirinë e të drejtat e grave. Njihte italishtën, latinishtën, gjermanishtën, anglishtën, spanjishtën e edhe serbishtën. Krahas shërbesave fetare që i kryente me shumë devotshmëni, e për çka edhe ndjehej krenar, me mundësitë e tij si klerik ndihmoi edhe çështjen kombëtare. Mburrej që ishte shqiptar. "Këtu- shprehej ai - nuk ka rimokatolikë, por katolikë shqiptarë". Në burgun e Prizrenit, mbas dhanies së dënimit, pra teksa priste pushkatimin, në bisedë e sipër me bashkëvuejtesit, kur po flitej për fatin në të cilin ndodhej e atdheu-tregojnë Viktor Gashi e Jusuf Haxhia (Kelmend, të dënuem me vite burgu në të njëjtin grup me të - At Bernardi qe shprehë: "Kombi ynë po përjeton ditë tejet të vështira. Prandaj, për çështjen e Atdheut, përkohësisht ne duhet të lamë mënjanë edhe Krishtin edhe Muhamedin!" At Bernardi mbajti lidhje të tërthorta me shumë burra të shquem që kishin rrokë armët për lirinë e Kosovës. Gjithnji në mënyrë të tërthortë, ai ndihmoi në organizimin e Kuvendit të Dobërdolit, korrik 1945, si dhe në formimin e Komitetit Qendror të ONDSH në Prizren, dhjetor i po atij viti. Në veçanti lidhje të pandërpreme mbajti me Marije Shllakun, të cilën e vlerësonte si besimtare të devotshme e edhe si intelektuale e patriote të veçantë. Kjo ishte e gjithë fajësia politike e At Bernardit, për të cilën gjaksori komunist serb e burgosi dhe e dënoi me vdekje. Nji gjyq i kurdisun, pa argumente e me disa deshmi të rreme.

E akuzuen: Ithtar i thekun i rregjimit okupator fashist. Armik i vetëdijshëm, i paepun kundër rendit të ri. Ka ndihmue bandat në mal.

Ka ndihmue në themelimin e organizatave komplotiste, klandestine, terroriste.

Ka bashkëpunue me prof. Ymer Berishën e shumë të tjerë, në veçanti Marije Shllakun.

Ka ba propagandë kundër sistemit të ri të porsavendosun.

Me orientimin e tij asht formue në Pejë ONDSH, e cila udhëhoqi grupin e të rinjve gjimnazistë.

Në nji letër i shkruen Marije Shllakut: "Asht i lumë ai që vdes për Atdheun, se vetëm me gjakun e të pavdekshmëve krijohet Atdheu”.

Ka madhërue banditizmin e forcën e tij shkatërruese, tue cytë banditet për me ba krime të reja, ndonëse e dinte se në betejën e Siqevës ku u plagos edhe Marije Shllaku, vetëm oficerë të armatës qenë vra 11 vetë.

Frati i kulturuem, burrë i qetë e trim, u mbrojt me dinjitet e me argumente aq bukur, sa e la gojë kyçun disa here prokurorin famëkeq Ali Shukriu. Më kujtohet si sot shprehja popullore që i tha prokurorit: "Po kallxon luga çka ka vegshi!" Në nji vend demokratik, për aq sa u tha në atë gjyq, ai duhet të merrte pafajësinë.

Ja disa nga pyetje-përgjigjet e atij gjyqi:

- Çka ke mendue kur ke thanë: "Isha1la Zoti e shpëton Kosovën?"

- Me e shpëtue nga sëmundjet e hallet e shumta.

- Kush ka qenë At Anton Harapi?

- Ka qene kryetar i F rançeskanëve në Shqipni. Ka qenë edhe në këshillin

kryesor me Rexhep Mitrovicën.

- Pse ta ka dërgue Marije Shllaku orën bashkë me letrën dhe nga e dije se

ishte ora e saj?

- Për me m'tregue se ishte gjallë. Orën e saj nuk e kam njoftë, por i besova korrierit, Gjergj Dedës, mbasi m'u betue.

Mandej pyetje se bashkë me Kole Parubin kishin ndigjue Rdio - Barin apo Radio -Berlinin, biseda për shitblerje djathi, etj.

Ai që e randoi ishte tradhëtari Nazmi Kursani, kapiten i OZN-ës, strehuesi "ballist" i Marijes në nji shtëpi të Mitrovicës. Mes tjerash e akuzoi:

"Mbasi ia tregova fratit medalionin e Marijes, më tha: 'Shyqyr Zotit që shpëtoi Dobërdoli!'. Ai shprehu keqardhie për vrasjen e Pjetër Tomës dhe shtoi: 'Ata kanë vdekë si burrat, si trimat! Duhet të jenë shembull për të gjithë ne!' më tregoi se po përpiqej me e lirue nga burgu prefektin Preveza; se kishte organizue disa nxanës në gjimnaz; se do të lidhej me Muharrem Bajraktarin, me Bazin e Canës) me Pashuk Bibën, dhe se në fund kishte lanë porosi: 'Ruejeni Marije Shllakun, se ajo do t'iu nevojitet shumë si personalitet politik.".

At Bernard Llupi, trim i rrallë, u ta1l me vdekjen kur ndigjoi vendimin për pushkatim. Ngriti kryet e me krenari e ktheu nga salla. Kurse i ndjeri Zef Leka, kompozitor shkodran ndigjues i seancave gjyqsore, tregonte: "Kur të katër të denuemit me vdekje i rrasën në nji makinë: At Bernard Llupin, Marije Shllakun, Kolë Pambin e Gjergj Martinin, ata menjihere filluen me këndue: "Se mjaft në robëri Kosovë e Çamëri! ..." E prizrenasit, lotë.

Dhoma ishte plotëpërplot me të burgosun - tregojnë Viktori e Jusufi - Mes nesh edhe gjashtë vetë të dënuem me vdekje: At Bernard Llupi, Kolë Pambi, Gjergj Martini, nënkolonel Fuat Dibra, kolonel Qazim Komani, dhe intelektuali i shquem Tefë Naraçi. Në dhomë endej hija e vdekjes, por aty bisedohej ngeshëm si t'ishim të lirë. Aty rridhnin dije akademike. Bahej edhe humor. Të parin e pushkatuen sypatrembunin Fuat Dibra. Vërr s'i bani syni. Mbas tij i erdhi radha Tefë Naraçit. Ndjehej krenar për të shkuemën e tij. Kurse kolonel Qazim Komanit ia kthyen në njizet vjet burg, (siç flitej, me ndërhymjen e Enver Hoxhës) dhe vdiq në burg. Gjatë kësaj kohe At Bernardi u kishte shkrue nji letër me lutje që egzekutimin t'ia banin mbas nji viti, sa të përfundonte punën shkencore që kishte lanë përgjysmë - zbulimin e ilaçit për shkrimjen e gurëve në veshka me bimë mjekësore, studim për të cilin kishte punue vite me radhë. Se ai ishte edhe farmacist. Por pergjigja i erdhi negative.

Dhe dita e zeze e 24 nandorit 1946 erdhi - vijojnë rrefimin Viktori e Jusufi - Dera u hap dhe filloi leximi i vendimit. Ende pa e përfundue, e nderpreu frati trim: "Mjaft me këto ligje dhe nene, që veç vdekje u sjellin të pafajshmëve! E dime çka keni me na kumtue. Me trillime dhe rrena e keni kurdise akt-padinë. S'kemi nevojë me iu ndigjue deri në fund. Ashtu si ne keni pushkatue me qindra e mijra!. .." Disa orë ma vonë i pyetën se çfarë dëshironin. Kërkuen lapsë e letër dhe ua sollen.

"Nuk besoj se letra ka me përfundue në adresen e duhun - foli Gjergj Martini -megjithatë po shkruej se po më ngjan sikur po përshendetem me bashkëshorten time dhe me djalin e porsalindun, nga i cili po ndahem pa e pa qoftë edhe nji herë, pa e puthë."

"Letrat tona vërtetë nuk do te shkojnë në destinacionin e duhun - shtoi Kolë Pambi - por asht Viktori ai që do ta përcjellë zanin tonë - dhe vazhdoi t'i shkruej së shoqës tue fillue me fjalët: Fluturës sime. E kishte dashtë tepër shumë. Për të hoqi edhe veladonin e priftit dhe qe martue me iu shmangë opinionit mbytës në Shkodër, në vitin 1939 kaloi në Jugosllavi. Gjatë luftës qe profesor në Prishtinë e Pejë. E kur lufta mbaroi, u muer me organizatën NDSH. Pesë dekada ma vonë - vazhdon rrëfimin Viktori - mora pjesë në përkujtimin e pesëdhjetëvjetorit të katër martirëve shkodranë: At Bernard Llupi, Marije Shllaku, Kolë Pambi e Gjergj Martini, qe u organizue në Shkodër, në teatrin "Migjeni". Fola dy fjalë si dëshmitar okular. Tregova edhe episodin se si Bernard Llupi i qe drejtue Kolës dhe Gjergjit tue i pyetë nëse dëshironin të rrëfeheshin. Dhe ata u rrëfyen përpara vdekjes. Ma vonë Nineta, bijë e Kolë Parubit, më tha: "Sa mirë bane qe tregove episodin e rrëfimit! Tash Shkodra e pranon atë si qytetar të saj.

Letër shkroi edhe At Bernard Llupi - porosi meshtarëve pasardhës në kishën e Pejës, që puna t'u shkonte sa ma mbarë.

Atë natë s'do ta harroj kurrë deri në frymen e fundit të jetës sime - vazhdon Viktori - Minutat ishin tejet të randa. Nuk e dinim sa ishte ora. E sapo dera u hap, At Bernardi brofi në kambë e tha: Kolë! Gjergj! Bahuni gati se erdhën "dasmorët".

"Po vdes krenar që i shërbeva kombit me aq sa munda - foli Kolë Parubi me nji za disi të veçantë!"

"Tregoni për të vërtetën tone" - tha si Gjergj Martini me za të da1"

nga të At Bernardi, tue dalë për dere na u drejtue: "Burra mos u ligështoni..."

Ky ishte At Bernard Llupi, meshtari i devotshëm e patrioti i shquem që u martirizue për lirinë e Kosovës.

Në fund, më lejoni t'jua lexoj edhe këtë poezi që ua kam kushtue fretënve françeskane:

Nderim

Zhguni i galme

mbi dy sandale,

me hapa t'lehte

hapi mijra sy,

që ti vlla me më njoftë

e vlla me të njoftë unë ty.

Zhguni i galme

mbi dy sandale,

me hapa të lehtë

me krye ndër letra

n'arkiva t'vjetra,

në botën mbarë

naltësoi emnin Shqiptar.

Sot eshtna pa adresë

Në tokën tonë të zezë...

Paçin përjetë lavdi!

Shefqet Kelmendi

Kthehu tek faqja Kryesore1

Copyright © 2006 nue_oroshi@yahoo.de

[FAQJA KRYESORE] [E DJATHTA SHQIPTARE] [KUMTESA] [AKTIVITETE] [LIBRAT E BOTUARË] [MATERIALE] [SESIONET] [OPINIONE] [RECENZIONE] [KULTUR] [PORTRETE] [STAFI DREJTUES] [ALBUMI FOTOGRAFIKË] [LIBRI VIZITORVE] [KONTAKT]